Connect with us

Lajme nga vendi

Durmishi në Gostivar: Zejtarët e Pollogut të aplikojnë në shpalljet publike të Ministrisë së Ekonomisë

Published

on

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, sot ka qëndruar në Gostivar ku është takuar me u.d kryetarin e Komunës së Gostivarit Valbon Limani. Durmishi tha se takimi është realizuar me qëllim që të informojë komunën dhe qytetarët për shpalljen e Ministrisë së Ekonomisë për përkrahjen e zejtarëve.

“Në fillim kemi qenë në Çair dhe Prilep tani në Gostivar. Shpalljet publike janë të hapura në faqen e Ministrisë së Ekonomisë. Por ajo që është shqetësuese është rajoni i Pollogut vetëm 7 përqind aplikojnë në këto shpallje publike. Prandaj kemi marrë iniciativë që t’i takojmë këto komuna dhe t’i informojmë qytetarët për këto shpallje”.

“Theks të veçantë do t’i japim komunave të Pollogut, jo për t’u dhënë përparësi por që të jenë të barabarta me komunat tjera dhe të jenë të informuar. Shpallja është për përkrahjen e zejtarisë, për përkrahjen e kompanive të vogla, mikro dhe mesme, dhe shpallje tjera”, tha mes tjerash Durmishi.

Durmishi foli edhe për masën e Ministrisë së Ekonomisë, me të cilën parashihet kufizimi i çmimeve për 100 produkte ushqimore, duke shtuar se ditët në vijim do të publikohet lista.

Lajme nga vendi

Arrihet marrëveshje për shportën konsumatore të vjeshtës, do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme qeveritare

Published

on

Në mbledhjen e ardhshme qeveritare duhet të gjendet propozimi për shportën konsumatorë të vjeshtës, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Në deklaratën për mediat Mickoski tha se është arritur marrëveshje dhe se propozimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dje ishte dorëzuar në Qeveri.

“Kishte dje propozim nga ana e ministrit të Ekonomisë, i cili është rezultat i takimit të cilin e kishin kompetentët me prodhuesit dhe me tregtarët. Thamë se punët do t’i zgjidhim përmes dialogut, ishte arritur marrëveshje dhe i njëjti do të jetë tashmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Dje nuk ishte për shkaqe të përcaktuara teknike, por duam që t’i kalojë edhe ato filtra siç janë Kolegiumi i përgjithshëm dhe Komisioni për Sistem Ekonomik. Pres që në mbledhjen e ardhshme qeveritare të martën të jetë në rend dite”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së sotme në komunën Aerodrom.

Për Ligjin për praktika të padrejta tregtare që duhet të hyjë në fuqi nga data 28 e këtij muaji, tha se nëse nuk marrin qëndrim përfundimtar nga sektori i biznesit, do të shkohet sipas dinamikës së paraparë.

Deri të martën duhet të dihet se cilat produkte ushqimore do të përfshihen me shportën konsumatore të vjeshtës dhe nëse do të shkohet me masën për ngrirjen e çmimeve ose për kufizimin e marzhave. Për këtë gjatë periudhës së kaluar punoi një grup pune me përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit lidhur me rindërtimin e konviktit shtetëror studentor “Steve Naumov”, tha se më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera, ku kemi universitete.

“Për dy konviktet në Shkup, ‘Kuzman Josifovski-Pitu’ dhe ‘Steve Naumov’ do të investohen 18 milionë euro. Rikonstruksioni i konvikteve të tjera studentore në vend do të vijojë si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Ky është një nga ato premtime që kemi bërë për studentët dhe rininë“, deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se të dy konviktet do të rikonstruktohen dhe aty ka filluar rikonstruksioni. Presim që të përfundojë në periudhën e ardhshme. Në fund Mickoski shtoi se instalimet elektrike aktualisht janë duke u kryer, por e njëjta do të projektohet edhe në qendrat e tjera universitare në vend.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi disa drejtorë e zëvendës të rinj

Published

on

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratuan disa ndryshime kadrovike në disa institucione shtetërore, në kuadër të ndryshimeve që vijnë nga Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Abaz Selmani u emëruar Koordinator nacional për interkulturalizëm, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimit ndërsektorial.

Në këtë seancë, Qeveria emëroi Daniela Jovçevska – Mihajllovskën për ushtruese detyre në pozitën e drejtorit të Qendrës Shtetërore për Provime, ndërsa në pozitën e zëvendësit u emërua Ali Abdulla.

Qeveria sot gjithashtu u.d. drejtor te Shërbimet Pedagogjike e emëroi Robert Axhipetrovin.

Ndryshe, Qeveria e përbërë nga koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM ka vazhduar me emërimet e reja në institucionet që udhëhiqen nga pushteti qendror.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat