Connect with us

Lajme nga vendi

Ljutkov: Do rikthehen në punë 33 artistët e Ansamblit shqiptar të Këngëve dhe Valleve

Published

on

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, ka deklaruar se gjatë inspektimit është konstatuar se drejtori i Ansamblit shqiptar të Këngëve dhe Valleve, Shkodran Tolaj i cili dje u shkarkua, nuk ka zbatuar riauditim të 33 artistëve nga Ansambli të cilët ishin të punësuar pesë vite, edhe pse sipas Ligjit për Kulturë auditimi duhet të realizohet në çdo tre vjet. Ai tha se është konstatuar se për projektin “Turneu i Ballkanit” në vitin 2023 janë shpenzuar 177.000 denarë. Tolaj, siç tha Ljutkov, nuk ka dorëzuar as raport gjashtëmujor për punën e tij për gjysmën e dytë të vitit 2023, dhe këtë e ka të obliguar sipas Ligjit për kulturë

Sipas Ljutkovit, tani për u.d. drejtor është emëruar Shkëlqim Jahi i cili është nga radhët e të punësuarve në Ansambël dhe ai do të shpallë konkurs për ripunësim të 33 artistëve.

“Mora informacione për Ansamblin. E kuptuam që gjendja atje nuk është e mirë, dhe kjo rezultoi me largimin nga puna të 33 punonjësve. Kulturës në Maqedoni i është bërë dëm i madh. Menjëherë dërguam një inspektim. Siç thashë në deklaratat e mëparshme, zgjati më shumë se dhjetë ditë. Tani kemi emëruar një ushtrues detyre të ri drejtor. Ai drejtori i ri tani do të shpallë një konkurs të ri për ripunësimin e atyre 33 artistëve. Shpresoj që në periudhën e ardhshme, pas rreth një muaji, ata persona të punësohen sërish dhe më vonë t’i përfshijmë në ligjin që do t’i përfshijë edhe 166 të mbeturit të cilëve u skadon përvoja e punës në të njëjtën mënyrë dhe do të punësohen me vendime të përhershme gjatë këtij viti”, shpjegoi ministri.

Siç plotësoi Ljutkov, inspektorët tani kanë kryer mbikëqyrje dhe se Tolaj ka shpenzuar para pa qëllime konkrete.

“Inspektorët tani e kanë parë. Ka një u.d. drejtor të ri dhe ai do të veprojë sipas inspektimit të kryer dhe më tutje si drejtor do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit”, thekson Ljutkov.

Advertisement

Lajme nga vendi

Arrihet marrëveshje për shportën konsumatore të vjeshtës, do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme qeveritare

Published

on

Në mbledhjen e ardhshme qeveritare duhet të gjendet propozimi për shportën konsumatorë të vjeshtës, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Në deklaratën për mediat Mickoski tha se është arritur marrëveshje dhe se propozimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dje ishte dorëzuar në Qeveri.

“Kishte dje propozim nga ana e ministrit të Ekonomisë, i cili është rezultat i takimit të cilin e kishin kompetentët me prodhuesit dhe me tregtarët. Thamë se punët do t’i zgjidhim përmes dialogut, ishte arritur marrëveshje dhe i njëjti do të jetë tashmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Dje nuk ishte për shkaqe të përcaktuara teknike, por duam që t’i kalojë edhe ato filtra siç janë Kolegiumi i përgjithshëm dhe Komisioni për Sistem Ekonomik. Pres që në mbledhjen e ardhshme qeveritare të martën të jetë në rend dite”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së sotme në komunën Aerodrom.

Për Ligjin për praktika të padrejta tregtare që duhet të hyjë në fuqi nga data 28 e këtij muaji, tha se nëse nuk marrin qëndrim përfundimtar nga sektori i biznesit, do të shkohet sipas dinamikës së paraparë.

Deri të martën duhet të dihet se cilat produkte ushqimore do të përfshihen me shportën konsumatore të vjeshtës dhe nëse do të shkohet me masën për ngrirjen e çmimeve ose për kufizimin e marzhave. Për këtë gjatë periudhës së kaluar punoi një grup pune me përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit lidhur me rindërtimin e konviktit shtetëror studentor “Steve Naumov”, tha se më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera, ku kemi universitete.

“Për dy konviktet në Shkup, ‘Kuzman Josifovski-Pitu’ dhe ‘Steve Naumov’ do të investohen 18 milionë euro. Rikonstruksioni i konvikteve të tjera studentore në vend do të vijojë si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Ky është një nga ato premtime që kemi bërë për studentët dhe rininë“, deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se të dy konviktet do të rikonstruktohen dhe aty ka filluar rikonstruksioni. Presim që të përfundojë në periudhën e ardhshme. Në fund Mickoski shtoi se instalimet elektrike aktualisht janë duke u kryer, por e njëjta do të projektohet edhe në qendrat e tjera universitare në vend.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi disa drejtorë e zëvendës të rinj

Published

on

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratuan disa ndryshime kadrovike në disa institucione shtetërore, në kuadër të ndryshimeve që vijnë nga Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Abaz Selmani u emëruar Koordinator nacional për interkulturalizëm, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimit ndërsektorial.

Në këtë seancë, Qeveria emëroi Daniela Jovçevska – Mihajllovskën për ushtruese detyre në pozitën e drejtorit të Qendrës Shtetërore për Provime, ndërsa në pozitën e zëvendësit u emërua Ali Abdulla.

Qeveria sot gjithashtu u.d. drejtor te Shërbimet Pedagogjike e emëroi Robert Axhipetrovin.

Ndryshe, Qeveria e përbërë nga koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM ka vazhduar me emërimet e reja në institucionet që udhëhiqen nga pushteti qendror.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat