Connect with us

Lajme nga vendi

Do të ulen çmimet e mbi 100 produkteve ushqimore

Published

on

Varësisht se cilat janë nevojat e qytetarëve, varësisht se çfarë shpenzohet më së shumti, ne do të ndjekim procesin dhe nuk do të lejojmë të përsëritet një normë e lartë inflacioni, e cila do të ndikojë negativisht në standardin e qytetarëve, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi sot se po përgatitet një shportë vjeshtore me produkte që qytetarët i përdorin më së shumti, transmeton portali Lideri.mk, por siç paralajmëroi do të ketë edhe shportë pranverore.

Lidhur me Ligjin për praktika të padrejta tregtare, ai përmendi se Qeveria do të tregojë mirëkuptim nëse sektori i ekonomisë nëse kërkon një periudhë të caktuar përshtatjeje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas punëtorisë për zgjerimin e listës pozitive të barnave, Mickoski theksoi se ngadalë por me siguri çmimet janë stabilizuar, transmeton portali lideri.mk, dhe norma e inflacionit, e cila në gusht ishte 2,2%, është rezultat i mirë.

– Do të kemi një shportë festive para Vitit të Ri, një shportë vjeshte në të cilën do të ketë një lloj përzgjedhjeje të produkteve që përdoren më shumë në atë periudhë të vitit, do të kemi një shportë pranverore, etj. Varësisht se cilat janë nevojat e qytetarëve, në varësi të asaj që shpenzohet më shumë, ne do të ndjekim procesin dhe nuk do të lejojmë që të përsëritet një normë e lartë inflacioni, e cila do të ndikojë negativisht në standardin e qytetarëve. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që norma e inflacionit në muajin gusht në nivel vjetor është 2.2% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, që është një rezultat vërtet i mirë, duke marrë parasysh rajonin dhe është ndër të parët në rajon, pra i pari për sa i përket norma e ulët e inflacionit, do të thosha dhe konkurruese në Evropë dhe është më e ulët brenda Eurozonës, gjë që është e mirë. Pra, ngadalë por me siguri çmimet janë stabilizuar dhe dua të them se në periudhën në vijim do të vazhdojmë të kujdesemi për standardin e qytetarëve – theksoi kryeministri Mickoski./Lideri

Lajme nga vendi

DAP: Qytetarët deri në fund të muajit maj t’i paraqesin obligimet e tyre tatimore

Published

on

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) u bën thirrje qytetarëve që deri në fund të muajit maj t’i kontrollojnë dhe paraqesin obligimet e tyre tatimore për vitin 2024. Qytetarët të cilët nuk janë të sigurt se i kanë rregulluar obligimet tatimore ndaj shtetit, kanë mundësi që ta vërtetojnë atë përmes portalit të DAP-it dhe t’i vërtetojnë ose përditësojnë të dhënat e tyre tatimore. Pas skadimit të afatit, subjekti juridik duhet t’i paraqes ato dhe nëse duhet t’i vërteton. Në rast se nuk plotësohen ose përditësohen, mund të ketë pasoja ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Nuk do të tolerohen manipulime me çmimet, do të ketë kontrolle të shtuara

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski garanton se nuk do të tolerohen manipulime me çmimet nga ana e prodhuesve, shpërndarësve dhe shitësve, pavarësisht se në fund të muajit prill përfundoi kufizimi i marzhës. Sipas kreut të ekzekutivit, janë duke e ndjekur situatën dhe do të ketë kontrolle të shtuara nga ana e inspektorëve, për t’i parë nëse tregtarët shërbehen me truke.

“Personalisht bisedova edhe me ministrin edhe me drejtorin e Inspektoratit të Tregut për kontrolle të përforcuara, jo vetëm te tregtarët, por edhe të shpërndarësit dhe prodhuesit. Të shohim, mos ka gjatë faturave hyrëse sërish truke. Jo vetëm ato që i shesin në raftet e tyre në dyqanet e tyre, kështu që nuk do të lejohet ajo. Por, është mirë që në 2 muajt e fundit kishim zbatim të disiplinuar të masës, me atë që solli deri tek ulja e çmimeve dhe deri te qetësimi i inflacionit me çka për 1 muaj kemi edhe inflacion negativ, respektivisht deflacion prej 1,3%”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Vera Kulturore Tetovare” pamundëson mbajtjen e “Natës së Kampionëve” në boks

Published

on

“Nata e Kampionëve” në boks rrezikon të mos mbahet. Shkak për këtë është mos dhënia e lejes për shfrytëzimin e sheshit ILIRIA, për realizimin e këtij turneu ndërkombëtar, shkaku se në datën e kërkuar nga drejtuesit e manifestimit, do realizohen manifestimet e Verës Kulturore Tetovare. Drejtuesi i turneut Halim Abazi, ka kërkuar nga kreu i komunës që ta shqyrtojë edhe një herë dhënien e lejues, ose në të kundërtën pa lejen e komunës do të vendos ringun dhe do e realizojë manifestimin.

“Me 17 mars kam bërë një kërkesë për të bërë një kërkesë për të shfrytëzuar sheshin Iliria në Tetovë edhe me 23 prill më ka ardhur një vendimin nga ana e komunës së Tetovës më refuzohet ta shfrytëzoj vendin , tash unë nuk e shohë të arsyeshme pse ma refuzojnë kur turneu nata e kampionëve është një organizimet më të mëdha që Tetova i ka edhe çdo herë ka pas mbi 3 mijë apo 4 mijë shikues dhe sikur të kishim një sallë që i nxënë tre katërmijë shikues e kisha bërë në sallë po ne kemi do salla të vogla që as 500 vetë nuk futen brenda, dua nga kryetari i komunës të dëgjoj mendimin e tij dhe të bëj një vendim ndryshe”, deklaroi Halim Abazi, drejtor organizativ i “Nata e Kampionëve”.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës në konferencën e sotme për shtyp, kërkoi nga organizatorët e turneut që për realizimin e këtij manifestimi, të shfrytëzojnë njërën nga sallat e sportit të qytetit.

“Nga data 16 korrik deri më 4 gusht komuna e Tetovës në sheshin Iliria ka paraparë një sërë aktivitetesh në kuadër të Verës Tetovare kemi edhe disa kërkesa për të shfrytëzuar sheshin nga klube të ndryshme por të gjitha janë refuzuar me të vetmin qëllim. gjatë kësaj periudhe deri sa organizohet vera Tetovare ne u bëjmë thirrje që të shfrytëzojnë ndonjërën nga sallat e shkollave të mesme për aktivitete e tyre”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Nata e Kampionëve në Tetovë realizohet që nga viti 2016, ndërsa kanë marrë pjesë boksierë me renome botërore. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat