Connect with us

Lajme nga vendi

Me dëgjimin e ekspertëve vazhdoi gjykimi i Maksim Dimitrievskit për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Published

on

Gjykimi i kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i akuzuar nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Kumanovë për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, pas denoncimit të dy kumanovarëve, vazhdoi me dëgjimin e ekspertëve nga fusha e ndërtimit dhe operacioneve ekonomike dhe financiare në Gjykatën Themelore të Kumanovës,  

Ekspertët përsëritën konstatimet dhe mendimin e tyre mbi bazën e të cilit është ngritur aktakuza kundër të akuzuarit Dimitrievski, se ai nuk e ka respektuar ligjin dhe i ka shkaktuar dëme kompanive private.

“Si njëri, si tjetri ekspert konfirmuan se me veprimet e tij në pjesën e ndërtimit, kryetari i komunës ka shkelur ligjin e ndërtimit me atë që nuk ka nxjerrë në kohë përllogaritjen e kompensimit për ndërtimin e tokës, ndërsa në pjesën ekonomike sa është shuma e dëmit që kanë pësuar dy personat juridikë të dëmtuar. Mbrojtja u përpoq të zvogëlojë masën e dëmit, kërkon të paraqesë disa shpenzime si shpenzime të nevojshme, por kjo është thjesht e pamundur, me atë nuk do të ndryshojë kualifikimi ligjor, vetëm qëndrimi i të njëjtit nen. Në ndërkohë kryetari i komunës ka nënshkruar lejen e ndërtimit, por kjo nuk e zvogëlon fajin, sepse nuk ka vepruar në kuadër të kompetencave të dhëna nga ligji për ndërtim dhe me këtë ka shkaktuar dëmin”, tha avokati i biznesmenit, Viktor Bozhinovski.

Kompanitë “UPM-GRUP” dhe “Hromak” kërkojnë dëmshpërblim prej 3,3 milionë denarë, mjete të cilat i kanë shpenzuar për dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e lejes së ndërtimit, si dhe për 4 kontrata dhe pagesa për tri kompani për fillimin e punimeve terren në përgatitje për aktivitetet e ndërtimit. Me faktin që Dimitrievski nuk e ka firmosur lejen e tyre në afatin e parashikuar ligjor, por pas 1 viti, kanë pësuar dëme, të cilat tani kërkojnë dëmshpërblim.

Mbrojtja i ka marrë në pyetje ekspertët për më shumë se 2 orë, pas së cilës ka thënë se nuk i pranon konstatimet dhe mendimet e tyre, sepse i konsideron jo objektive dhe të njëanshme dhe se deklarata gojore është në kundërshtim me konstatimet dhe mendimet e shkruara. Avokatët thanë se ekspertimi është bërë në bazë të provave selektive, pa praninë e mbrojtjes. Për këtë arsye ata kërkuan nga gjykata që të mos pranohen gjetjet e paraqitura, pasi nuk kanë vlerë provuese.

Advertisement

Sipas aktakuzës, nga prilli i vitit 2023, si kryetar i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski nuk e ka kryer detyrën zyrtare dhe nuk e ka nënshkruar vendimin për ndërtim dhe përllogaritjen për kompensim për zhvillimin e tokës ndërtimore të subjekteve juridike “UPM-GRUP”. dhe “Hromak” nga Kumanova. Me këtë ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Dimitrievski më pas tha se akuza është ngritur për të dëmtuar reputacionin e tij dhe për ta diskredituar para zgjedhjeve. Biznesmenët i kërkuan të mos luajë “viktimën” por të respektojë ligjin dhe vendimet e institucioneve kompetente dhe gjykatave më të larta.

Seanca e radhës është caktuar për datën 2 tetor, kur do të paraqiten provat me shkrim të prokurorisë dhe mbrojtjes, si dhe të dëshmitarëve të mbrojtjes.Portalb.mk.

Advertisement

Lajme nga vendi

DAP: Qytetarët deri në fund të muajit maj t’i paraqesin obligimet e tyre tatimore

Published

on

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) u bën thirrje qytetarëve që deri në fund të muajit maj t’i kontrollojnë dhe paraqesin obligimet e tyre tatimore për vitin 2024. Qytetarët të cilët nuk janë të sigurt se i kanë rregulluar obligimet tatimore ndaj shtetit, kanë mundësi që ta vërtetojnë atë përmes portalit të DAP-it dhe t’i vërtetojnë ose përditësojnë të dhënat e tyre tatimore. Pas skadimit të afatit, subjekti juridik duhet t’i paraqes ato dhe nëse duhet t’i vërteton. Në rast se nuk plotësohen ose përditësohen, mund të ketë pasoja ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Nuk do të tolerohen manipulime me çmimet, do të ketë kontrolle të shtuara

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski garanton se nuk do të tolerohen manipulime me çmimet nga ana e prodhuesve, shpërndarësve dhe shitësve, pavarësisht se në fund të muajit prill përfundoi kufizimi i marzhës. Sipas kreut të ekzekutivit, janë duke e ndjekur situatën dhe do të ketë kontrolle të shtuara nga ana e inspektorëve, për t’i parë nëse tregtarët shërbehen me truke.

“Personalisht bisedova edhe me ministrin edhe me drejtorin e Inspektoratit të Tregut për kontrolle të përforcuara, jo vetëm te tregtarët, por edhe të shpërndarësit dhe prodhuesit. Të shohim, mos ka gjatë faturave hyrëse sërish truke. Jo vetëm ato që i shesin në raftet e tyre në dyqanet e tyre, kështu që nuk do të lejohet ajo. Por, është mirë që në 2 muajt e fundit kishim zbatim të disiplinuar të masës, me atë që solli deri tek ulja e çmimeve dhe deri te qetësimi i inflacionit me çka për 1 muaj kemi edhe inflacion negativ, respektivisht deflacion prej 1,3%”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Vera Kulturore Tetovare” pamundëson mbajtjen e “Natës së Kampionëve” në boks

Published

on

“Nata e Kampionëve” në boks rrezikon të mos mbahet. Shkak për këtë është mos dhënia e lejes për shfrytëzimin e sheshit ILIRIA, për realizimin e këtij turneu ndërkombëtar, shkaku se në datën e kërkuar nga drejtuesit e manifestimit, do realizohen manifestimet e Verës Kulturore Tetovare. Drejtuesi i turneut Halim Abazi, ka kërkuar nga kreu i komunës që ta shqyrtojë edhe një herë dhënien e lejues, ose në të kundërtën pa lejen e komunës do të vendos ringun dhe do e realizojë manifestimin.

“Me 17 mars kam bërë një kërkesë për të bërë një kërkesë për të shfrytëzuar sheshin Iliria në Tetovë edhe me 23 prill më ka ardhur një vendimin nga ana e komunës së Tetovës më refuzohet ta shfrytëzoj vendin , tash unë nuk e shohë të arsyeshme pse ma refuzojnë kur turneu nata e kampionëve është një organizimet më të mëdha që Tetova i ka edhe çdo herë ka pas mbi 3 mijë apo 4 mijë shikues dhe sikur të kishim një sallë që i nxënë tre katërmijë shikues e kisha bërë në sallë po ne kemi do salla të vogla që as 500 vetë nuk futen brenda, dua nga kryetari i komunës të dëgjoj mendimin e tij dhe të bëj një vendim ndryshe”, deklaroi Halim Abazi, drejtor organizativ i “Nata e Kampionëve”.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës në konferencën e sotme për shtyp, kërkoi nga organizatorët e turneut që për realizimin e këtij manifestimi, të shfrytëzojnë njërën nga sallat e sportit të qytetit.

“Nga data 16 korrik deri më 4 gusht komuna e Tetovës në sheshin Iliria ka paraparë një sërë aktivitetesh në kuadër të Verës Tetovare kemi edhe disa kërkesa për të shfrytëzuar sheshin nga klube të ndryshme por të gjitha janë refuzuar me të vetmin qëllim. gjatë kësaj periudhe deri sa organizohet vera Tetovare ne u bëjmë thirrje që të shfrytëzojnë ndonjërën nga sallat e shkollave të mesme për aktivitete e tyre”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Nata e Kampionëve në Tetovë realizohet që nga viti 2016, ndërsa kanë marrë pjesë boksierë me renome botërore. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat