Connect with us

Lajme nga vendi

Lejet e vjetra të vozitjes do të vlejnë deri në fund të vitit, Toshkovski u bëri thirrje qytetarëve që t’i ndërrojnë

Published

on

Të gjithë qytetarët që kanë leje vozitjeje me emrin e vjetër të shtetit, duhet t’i ndërrojnë, bëri thirrje ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke kujtuar se lejet e vjetra të vozitjes do të vlejnë deri në fund të këtij viti.

“Deri tani janë dhënë 750 mijë patentë shoferë me emrin e ri kushtetues. Rreth një milion patentë të tjera shoferi duhet të lëshohen me emrin e ri. Kërkoj që në periudhën e ardhshme disa mujore të gjithë ata që kanë patentë shoferë me emrin e vjetër t’i rinovojnë, sepse sipas ndryshimeve të ligjit, patentë shoferët e vjetër do të vlejnë deri në fund të këtij viti”, tha Toshkovski.

Ministri bëri me dije gjithashtu se dhënia e dokumenteve personale është kthyer në normalitet.

“Nga kjo javë e tutje, çdo qytetar që paraqet kërkesë për pajisjen me dokument të ri udhëtimi, patentë shofer, letërnjoftim, do të mund ta bëjë këtë brenda 15 ditëve në kuadër të së drejtës ligjore”, theksoi ai.

I pyetur nëse do të rriten kapacitetet në drejtim të makinerive prodhuese nëse do të krijohet një situatë e ngjashme në të ardhmen, ai u përgjigj se po punohet për zgjidhjen e përhershme të problemit.

Advertisement

“Për dallim nga ato të mëparshmit, ne i zgjidhim problemet dhe përpiqemi ta thjeshtojmë sa më shumë të gjithë procedurën, jo vetëm në lidhje me dokumentet personale, por në lidhje me çdo të drejtë që mund ta fitojë një qytetar i Maqedonisë. Në të ardhmen do të fokusohemi në fuqizimin nga aspekti i të drejtave diskrecionale, gjithçka që flasim për digjitalizim në kuadër të punës së MPB-së do të drejtohet ekskluzivisht në atë drejtim”, tha Toshkovski.

Ai shtoi se pika “Prolet” do të përdoret për një periudhë të caktuar kohore të nevojshme për renovimin e objekteve të Radio Televizionit të Maqedonisë, i cili, siç tha ai, do të fillojë për një muaj e gjysmë.

“Qëllimi është krijimi i kushteve normale të punës për punonjësit e policisë dhe kushte normale ku qytetarët nuk do të kenë turp të afrohen në objekte të caktuara”, shtoi ministri.

Kujtojmë se më 1 shkurt të këtij viti, Kuvendi miratoi në procedurë të shkurtuar ndryshimet ligjore sipas të cilave afati për ndërrimin e patentë shoferëve me emërtimin “Republika e Maqedonisë” do të jetë deri në fund të vitit, përkatësisht 31 dhjetor 2024.

Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve. Portalb.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

DAP: Qytetarët deri në fund të muajit maj t’i paraqesin obligimet e tyre tatimore

Published

on

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) u bën thirrje qytetarëve që deri në fund të muajit maj t’i kontrollojnë dhe paraqesin obligimet e tyre tatimore për vitin 2024. Qytetarët të cilët nuk janë të sigurt se i kanë rregulluar obligimet tatimore ndaj shtetit, kanë mundësi që ta vërtetojnë atë përmes portalit të DAP-it dhe t’i vërtetojnë ose përditësojnë të dhënat e tyre tatimore. Pas skadimit të afatit, subjekti juridik duhet t’i paraqes ato dhe nëse duhet t’i vërteton. Në rast se nuk plotësohen ose përditësohen, mund të ketë pasoja ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Nuk do të tolerohen manipulime me çmimet, do të ketë kontrolle të shtuara

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski garanton se nuk do të tolerohen manipulime me çmimet nga ana e prodhuesve, shpërndarësve dhe shitësve, pavarësisht se në fund të muajit prill përfundoi kufizimi i marzhës. Sipas kreut të ekzekutivit, janë duke e ndjekur situatën dhe do të ketë kontrolle të shtuara nga ana e inspektorëve, për t’i parë nëse tregtarët shërbehen me truke.

“Personalisht bisedova edhe me ministrin edhe me drejtorin e Inspektoratit të Tregut për kontrolle të përforcuara, jo vetëm te tregtarët, por edhe të shpërndarësit dhe prodhuesit. Të shohim, mos ka gjatë faturave hyrëse sërish truke. Jo vetëm ato që i shesin në raftet e tyre në dyqanet e tyre, kështu që nuk do të lejohet ajo. Por, është mirë që në 2 muajt e fundit kishim zbatim të disiplinuar të masës, me atë që solli deri tek ulja e çmimeve dhe deri te qetësimi i inflacionit me çka për 1 muaj kemi edhe inflacion negativ, respektivisht deflacion prej 1,3%”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

“Vera Kulturore Tetovare” pamundëson mbajtjen e “Natës së Kampionëve” në boks

Published

on

“Nata e Kampionëve” në boks rrezikon të mos mbahet. Shkak për këtë është mos dhënia e lejes për shfrytëzimin e sheshit ILIRIA, për realizimin e këtij turneu ndërkombëtar, shkaku se në datën e kërkuar nga drejtuesit e manifestimit, do realizohen manifestimet e Verës Kulturore Tetovare. Drejtuesi i turneut Halim Abazi, ka kërkuar nga kreu i komunës që ta shqyrtojë edhe një herë dhënien e lejues, ose në të kundërtën pa lejen e komunës do të vendos ringun dhe do e realizojë manifestimin.

“Me 17 mars kam bërë një kërkesë për të bërë një kërkesë për të shfrytëzuar sheshin Iliria në Tetovë edhe me 23 prill më ka ardhur një vendimin nga ana e komunës së Tetovës më refuzohet ta shfrytëzoj vendin , tash unë nuk e shohë të arsyeshme pse ma refuzojnë kur turneu nata e kampionëve është një organizimet më të mëdha që Tetova i ka edhe çdo herë ka pas mbi 3 mijë apo 4 mijë shikues dhe sikur të kishim një sallë që i nxënë tre katërmijë shikues e kisha bërë në sallë po ne kemi do salla të vogla që as 500 vetë nuk futen brenda, dua nga kryetari i komunës të dëgjoj mendimin e tij dhe të bëj një vendim ndryshe”, deklaroi Halim Abazi, drejtor organizativ i “Nata e Kampionëve”.

Zëdhënësi i komunës së Tetovës në konferencën e sotme për shtyp, kërkoi nga organizatorët e turneut që për realizimin e këtij manifestimi, të shfrytëzojnë njërën nga sallat e sportit të qytetit.

“Nga data 16 korrik deri më 4 gusht komuna e Tetovës në sheshin Iliria ka paraparë një sërë aktivitetesh në kuadër të Verës Tetovare kemi edhe disa kërkesa për të shfrytëzuar sheshin nga klube të ndryshme por të gjitha janë refuzuar me të vetmin qëllim. gjatë kësaj periudhe deri sa organizohet vera Tetovare ne u bëjmë thirrje që të shfrytëzojnë ndonjërën nga sallat e shkollave të mesme për aktivitete e tyre”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Nata e Kampionëve në Tetovë realizohet që nga viti 2016, ndërsa kanë marrë pjesë boksierë me renome botërore. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat