Connect with us

Lajme nga vendi

Në Kroaci arrestohet dhe më pas lirohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme!

Published

on

Më 13.04.2024, të shtunën, në Zagreb është arrestuar Goran Grujevski i lindur më 13.10.1966, shtetas i RMV-së, kundër të cilit ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar, njofton KlanM.

Ndryshe Goran Grujevski ishte Kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB.

Grujevski së bashku me Boshkovskin janë të akuzuarit kryesor në procesin gjyqësor “Fortesa – Target”, lidhur me përgjimin masovik të jashtëligjshëm, gjatë kohës kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.

Grujevski, sic njofton KlanM, gjithashtu ishte I akuzuar edhe në lëndën “Fortesa 2”, për djegien e jashtëligjshme yë dokumenteve të DSK-së. dëshmitë për përgjimin e jashtëligjshëm, por edhe në lëndën “Arka” bashkë me Sasho Mijalkovin dhe Nebojsha Stajkoviq për furnizim të jashtëligjshëm të pajisjes për përgjim nga Britania e Madhe.

Goran Grujevski, sic njofton KlanM, është në arrati që nga 26 korriku i vitit 2017, kur duhej të shkonte për paraburgim, por policia nuk e kishte gjetur në shtëpi.

Advertisement

Grujevski dhe Boshkovski u arratisën pasi Apeli pas miratimit të vendimit për paraburgim. Në vend që të dërgohen në Shutkë, sic përcjell KlanM, gjykata u dha afat një javë për ankesë në Gjykatën Supreme. Pikërisht këtë periudhë të dy e shfrytëzuan për t`u arratisur nga vendi.

Policia kufitare e Maqedonisë e kishte lëshuar Grujevskin me identitetin respektivisht pasaportën e kolegut të tij Vladimir Varelov, gjithashtu i akuzuar në lëndën “Fortesa – Target”.

Grujevski dhe Boshkovski, sic njofton KlanM, ishin arrestuar më 18 tetor 2017 në Aeroportin e Selanikut me pasaporta të rreme bullgare, me emrat Nexhbi Asan dhe Hristo Atanasov. Ndërkohë të dy kërkuan azil politik në Greqi.

Burime të Tv Klan mësojnë se ambasada e Greqisë në Kroaci e ka vizituar dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij për arsye se Grujevski posedon azil në Greqi.

Grujevski mësohet se tani do të qëndroj në Zagreb ndërsa kishte udhëtuar për në kryqytetin kroat për të vizituar djalin i tij i cili gjendet për studime në Kroaci.

Advertisement

Ndryshe Goran Grujevski ishte Kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB. Grujevski së bashku me Boshkovskin janë të akuzuarit kryesor në procesin gjyqësor “Fortesa – Target”, lidhur me përgjimin masovik të jashtëligjshëm, gjatë kohës kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.

Goran Grujevski, sic njofton KlanM, është në arrati që nga 26 korriku i vitit 2017, kur duhej të shkonte për paraburgim, por policia nuk e kishte gjetur në shtëpi.

Lajme nga vendi

Vdes i moshuari në Maqedoninë e Veriut, një javë më parë ishte infektuar nga virusi i Nilit Perendimor

Published

on

Një pensionist 78-vjeçar nga Obleshev e Kocanit, ka ndërruar jetë një javë pasi u shtrua në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, pas infektimit nga virusi i Nilit Perëndimor. Ky është rasti i parë vdekjeprurës nga kjo sëmundje në vend, dhe i katërti i regjistruar.

Sipas informacionit nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), simptomat e para te pacienti filluan më 9 shtator, me humbje apetite, dobësi dhe temperaturë të ngritur deri në 39°C.

“Për shkak të shqetësimit, agresivitetit, afazisë dhe humbjes së vetëdijes, pacienti më 10 shtator u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkupit, ku iu nënshtruan procedurave neurologjike. Për shkak të gjendjes së rëndë dhe diagnozës së encefalitit, ai u dërgua në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup. U morën mostra për analiza mikrobiologjike. U konfirmua infektimi nga virusi i Nilit Perëndimor. Pavarësisht trajtimit, pacienti ndërron jetë më 16.09.2024”, njofton ISHP.

Rasti i parë i importuar u regjistrua në prill, ndërsa dy të tjerë në korrik dhe gusht të këtij viti.

Pacienti ishte një fermer, babai i dy fëmijëve, dhe nuk kishte udhëtuar jashtë vendit në periudhën e inkubacionit. Në rajonin e Koçanit është regjistruar pranimi i mushkonjave. Autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrë masa për dezinfektimin e territorit.

Advertisement

ISHP thekson se sëmundjet e transmetuara nga vektorët po bëhen gjithnjë e më relevante, dhe ndryshimet klimatike ndikojnë në shpërndarjen dhe aktivitetin e tyre. Ka një rrezik të mesëm për popullatën, por mund të minimizohet duke ndjekur rekomandimet për parandalim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nesër mot me vranësira dhe reshje të shiut, temperaturat deri në 25 gradë

Published

on

Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura minimale do të sillet në interval prej tetë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë prej 14 deri në 25 gradë Celsius.

Të shtunën në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Temperatura ditore do të jetë në rritje graduale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes

Published

on

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës.

Taravari tha se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës.

“Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka një vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun e Idrizovës duhet spital. Tani jemi në dilemë nëse ai spital modular ta transferojmë atje për të shërbyer si ambulancë në Burgun e Idrizovës”, tha Taravari gjatë vizitës në Spitalin e Shtipit.

Për spitalin modular në Shtip, i cili funksionon që nga marsi i vitit 2021, Taravari tha se duhet menduar në mënyrë racionale se si të përdoret aty ku ka nevojë.

Ndryshe, gjatë pandemisë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u ndërtuan spitale modulare në 16 qytete të vendit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat