Lajme nga vendi
(VIDEO) Ramiz Merko edhe me një aktakuzë të re

Prokuroria Themelore Publike në Strugë sot ka ngritur aktakuzë të re për punë të papërgjegjshme të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko.Sipas aktakuzës, ai akuzohet se si kryetar komune më 31 janar 2022, gjatë emërimit të ushtruesit të detyrës – drejtor i shkollës fillore komunale në fshatin Labunishtë, ka emëruar një person i cili nuk ishte në radhët e të punësurave, siç është paraparë në nenin 118 nga Ligji i arsimit fillor, dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punën edukativo-arsimore.Kryetari, siç është bërë e ditur në informacionin e prokurorise, ka mundësuar që personi të emërohet në funksion dhe t’i paguhet pagë si ushtrues detyre drejtor 19 muaj, me çka shkollës i ishte shkaktuar dëm në vlerë të përgjithshme të pagave dhe kontributeve të paguara pa bazë.Më parë, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur akuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko lidhur me furnizimin e automobilit luksoz “audi”, me nismë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Antikorrupsioni në vitin 2020 ka ngritur nismë për ndjekje penale të Merkos për blerjen e veturave, në mesin e të cilave edhe “audi A6” në vlerë prej 67 mijë euro, por Prokuroria atëherë e mbylli rastin në fazën parahetimore, edhe pse edhe revizorët konfirmuan se tenderi është zbatuar në kohë të paqëndrueshmërisë financiare në Komunën e Strugës.Ai vitin e kaluar ishte vënë edhe në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion, keqpërdorim të fondeve dhe përzierje në gjyqësor.Por në opinion mbetet dilema, “kush do ta gjykojë Merkon?”. Sektori i Specializuar për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit njoftoi se nuk ka kompetencë për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe lëndën do ta dërgojë për procedim në Gjykatën Themelore të Strugës. Paraprakisht, një ekip i prokurorëve dhe gjykatësve të shtetit kanë kontrolluar kolegët strugan për lëndët që kanë të bëjnë me Merkon në Prokurorinë Publike të Strugës dhe në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir. Pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme mbi punën e Prokurorisë Themelore Publike Strugë.Pasi u vendos bë “listën e zezë” të SHBA-së, në qershor të vitit të kaluar, Merko u prononcua në profilin e tij në fejsbuk prej ku porositi se do të jetë i hapur “për të mbështetur drejtësinë dhe për çdo proces para organeve gjyqësore”. Premtoi se të gjitha dokumentet e nevojshme nga ana e tij dhe nga Komuna e Strugës do të dërgohen me kohë te organet gjyqësore, ndërsa në interes të procesit vendosi që ta ngrijë çdo aktivitet në strukturat partiake deri në mbylljen e procedurave të rëndësishme. Që atëherë gati nuk është i kapshëm për publikun. Përveç se me ndonjë fotografi në faqen zyrtare të Fejsbukut të Komunës së Strugës nga mbikëqyrje të Vetëqeverisjes lokale. TV KOHA
Lajme nga vendi
Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje lokale ndaras, ka pranuar se ka realizuar bisedë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Në një intervistë për Lajm ai thotë se takim nuk ka pasur, por është dëgjuar me të në telefon.
Takim me Ali Ahmetin a keni pasur apo prisni të keni?
“Jo, jo, jo. Ka pasur një bisedë telefonike dhe ajo është…”, deklaroi Arven Taravari, kryetar i ASH.
Televizioni Alsat që në fillim të muajit prill raportoi për një bisedë telefonike 40 minutëshe mes Taravarit dhe Ahmetit, e cila sipas burimeve tona ka bërë që Taravari të lëkundet në bindjet, që deri dje i mbronte me aq fanatizëm ndaj BDI-së. Disa herë, Taravari përmendi që partia e tij ka kanale komunikimi me BDI-në, por edhe sinjale për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Madje, duke relativizuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë kontakte. Ndaj kësaj, mori përgjigje të ashpër nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë asnjë arsye për të komunikuar me një parti të korruptuar, funksionarët e të cilës janë në lista të zeza.
Biseda telefonike është realizuar pikërisht në kohën kur Aleanca për Shqiptarët do të duhej të vendoste për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale, për çka Taravari disa herë përsëriti se ekzistojnë dy opsione për të garuar në zgjedhje. I pari, të garojnë së bashku me VLEN-in dhe i dyti të garojë vetëm si ASH, që në këtë rast nuk do të përjashtohej mundësia për të bashkëpunuar në komuna të caktuara me BDI-në.
Lajme nga vendi
MPB: Gjatë festave të Pashkëve fotografimi për dokumentet personale do të bëhet pa termin

Ministria e Punëve të Brendshme, në pritje të festave të Pashkëve, njofton se sot të gjitha Seksionet për Çështje Administrative pranë Departamentit për Çështje Administrative të MPB-së, përveç Sektorit për Çështje Administrative Shkup, do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Departamenti për Çështje Administrative Shkup, ose më saktë njësitë e tij organizative, sot do të punojnë me këtë orar:
Pika e kontrollit pranveror dy ndërrime nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30;
Postblloku i “RTMV” dy ndërrime nga ora 7:30 deri në 19:30, dhe me të njëjtin orar do të funksionojnë edhe pikat e kontrollit në “Beko” dhe Gjorçe Petrov.
Pikat e kontrollit në Draçevë dhe Butel do të funksionojnë me një turn nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktuar termin dhe dhënia e dokumenteve do të bëhet në vazhdimësi.
Lajme nga vendi
Më shumë se 1000 propozime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë

Përskaj nismës së ndryshimit të emrave të rrugëve, në Tetovë janë shtuar kërkesat edhe për ndryshimin e emrit të disa shkollave. Individë të sektorit të arsimit thonë se disa emra të shkollave, madje nuk kanë asnjë domethënie as simbolike dhe as historike për qytetarët. Nga gjithësej pesë shkolla të mesme katër prej tyre kanë emra që nuk përkojnë me siç është rasti i shkollës së mjekësisë Nikolla Shtejn.
“Ato pak të dhëna që ne i kemi nuk themi dot se janë të sakta thjeshtë ka qenë një infermier partizan që as nuk është nga shteti ynë e as nuk lidhet diçka me vendin tonë. Meqë edhe jemi shkolla më e madhe në vend shpesh kemi kërkesa nga prindër e nxënës se përse shkolla nuk merr një emër që do lidhej qoftë me Tetovën qoftë me ndonjë personalitet të mjekësisë”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.
Kërkesa të këtilla ka pasur edhe në shkollat tjera.
“Në kuadër të Komunës së Tetovës funksionojnë pesë shkolla të mesme nga të cilat vetëm njëra nga to ka emrin “7Marsi” ndërsa katër të tjerat kanë emra të periudhës së komunizmit dhe realisht sipas kërkimeve që kemi bë për një shkollë që quhet Nikolla Shtejn, nuk ka të dhëna as në google apo mjete tjera kërkimore”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Tetovë.
Nisma të ngjashme për ndërrim të emrave të shkollave fillore dhe të mesme ka pasur disa herë, por shkaku i mungesës së kohezionit politik në pushtetin lokal, ndryshimi i tyre, gjithnjë ka dështuar.
Problemi me emrat e shkollave po hapet në të njëjtën kohë kur procedura për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë është në fazën e debatit publik. Numri i propozimeve të dorëzuara në dy debatet e fundit publike ka arritur në 1050. Edhe pse sot duhej që të mbahet debati i tretë publik, debati është anuluar për javën e ardhshme, shkaku i festës së Pashkëve. Zëdhënësi i komunës Albion Alili për Alsat thotë se procedura zhvillohet pa përplasje.
“Pas debateve komisioni do të vlerësojë propozimet dhe biografitë e emrave të propozuar dhe do veprojë për emërtim të tyre. Realisht komisioni po punon në formën e paraparë dhe do veprohet. Nuk ka ndonjë përplasje siç plasohet në opinion, gjithëçka shkon si duhet”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Për momentin nuk ka ndonjë afat konkret se sa procedura do të zgjasë. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve