Connect with us

Lajme nga vendi

Seanca e parë plenare për promovimin e barazisë gjinore

Published

on

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 107-të, seancën e parë plenare ekskluzivisht kushtuar promovimit të barazisë gjinore. Në të njëjtën kohë shënohet edhe 20 vjetori i themelimit të Klubit të Deputeteve.

Në rendin e ditës të kësaj seance është edhe Informacioni për progresin në çështjet gjinore në dy dekadat e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Informacionin do ta prezantojë ministrja e Punës edhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ndërsa do të flasin edhe deputetët aktualë.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, në fund të seancës plenare është planifikuar të arrihen konluzione. Seanca do të mbahet në sallën “Maqedonia”, ndërsa për shkak të pranisë të më shumë të ftuarve e njëjta do të përcillet edhe nga salla “Kupola e Madhe”.

Nga Kuvendi paralajmërojnë se si mysafirë do të marrin pjesë ministret në Qeverinë e Repulbikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministret, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të organizatave joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, me theks në NDI, OSBE dhe UN Women, të cilët në vazhdimësi bashkëpunojnë me Klubin e deputeteve në Kuvend, që nga themelimi në vitin 2003 deri më sot.

Theksojnë se ftesa për pjesëmarrje u janë dërguar edhe ish-ministreve në Qeveri, si dhe ish-deputeteve në periudhën nga viti 2003, përkatësisht duke filluar nga përbërja e katërt e Kuvendit (2002-2006), duke përfunduar me përbërjen e mëparshme (2016-2020).

Advertisement

Për nder të përvjetorit të Klubit të deputeteve, pas përfundimit të seancës plenare në Sallën e kristalit është planifikuar edhe një ceremoni e përshtatshme, në të cilën do të ndahen mirënjohje për ish kryetaret e Klubit të Deputeteve, për organizatat që kanë nisur iniciativa dhe kanë marrë pjesë në themelimin e Klubit dhe për disa organizata ndërkombëtare.

Në pjesën ceremoniale, siç theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, përveç kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, do të drejtohet edhe ish deputetja Eleonora Petrova – Mitevska, kryetarja e parë e Klubit të deputeteve, ndërsa në emër të të gjithë marrësve të mirënjohjeve do të drejtohet Cvetanka Ivanova, ish kryetarja e Klubit të deputeteve dhe sekretarja aktuale e përgjithshme e Kuvendit. Mirënjohjet do t’i ndajë kryetarja aktuale e Klubit të Deputeteve, Lolita Ristova.

Advertisement

Lajme nga vendi

Arben Taravari: Ndryshimi historik do të mbahet mend si Revolucioni i Dritave

Published

on

“Me besë premtoj se unë dhe të gjithë prijësit e VLEN-it, kur të bëjmë Qeverinë, do të vrapojmë edhe më fort se në fushatë”, ky ishte premtimi i parë publik që Arben Taravari e bëri në tubimin madhështor në Tetovë, duke shtuar se pas 8 majit ata nuk do të rehatohen në lëkurat e kolltuqeve, por do të punojnë edhe më fort për të gjithë. Taravari theksoi se edhe pse kishte shumë oferta nga Ali Ahmeti, ai zgjodhi të jetë me popullin.

“Nuk dua ta zgjas. Kjo fushatë ishte një përvojë e paharrueshme për mua!
Gjeta shokë dhe ekip si VLENI, pashë edhe tradhti nga disa që ashtu si çdo tradhtar ju mbetet vetëm hija e vet,  por gjeta shumë besë e burrni tek shumica!  Unë pata shumë oferta nga Ali Ahmeti, oferta që si u pa ca të partisë time nuk i rezistuan dot…po unë zgjodha të jem ju. Jam krenar që e kam bërë këtë zgjedhje dhe na qoftë Fitorja Gëzuar!” theksoi Taravari.

Taravari i bindur për fitore tha se Ndryshimi Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave.

“Tani, gjithçka ka nisur me ca drita celularësh, të cilat ndriçuan edhe atëherë ku regjimi bërtiste se ja fik dritat popullit…këto drita rezistuan…u shtuan dhe sot janë shkëlqim lirie që kanë çuar një shtet në këmbë! Tani ftoj në skenë kolegët e mi të VLENit dhe dua që të gjithë bashkë të bëjmë foto me dritat tuaja dhe le ta dinë të gjithë se ky Ndryshim Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave. Zoti Ju Bekoftë!” përfundoi Taravari para mijëra qytetarëve në Tetovë.
Ndryshimi historik do të mbahet mend si Revolucioni i Dritave

“Me besë premtoj se unë dhe të gjithë prijësit e VLEN-it, kur të bëjmë Qeverinë, do të vrapojmë edhe më fort se në fushatë”, ky ishte premtimi i parë publik që Arben Taravari e bëri në tubimin madhështor në Tetovë, duke shtuar se pas 8 majit ata nuk do të rehatohen në lëkurat e kolltuqeve, por do të punojnë edhe më fort për të gjithë. Taravari theksoi se edhe pse kishte shumë oferta nga Ali Ahmeti, ai zgjodhi të jetë me popullin.

Advertisement

“Nuk dua ta zgjas. Kjo fushatë ishte një përvojë e paharrueshme për mua!
Gjeta shokë dhe ekip si VLENI, pashë edhe tradhëti nga disa që ashtu si çdo tradhëtar ju mbetet vetëm hija e vet,  por gjeta shumë besë e burrni tek shumica!  Unë pata shumë oferta nga Ali Ahmeti, oferta që si u pa ca të partisë time nuk i rezistuan dot…po unë zgjodha të jem ju. Jam krenar që e kam bërë këtë zgjedhje dhe na qoftë Fitorja Gëzuar!” theksoi Taravari.

Taravari i bindur për fitore tha se Ndryshimi Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave.

“Tani, gjithçka ka nisur me ca drita celularësh, të cilat ndriçuan edhe atëherë ku regjimi bërtiste se ja fik dritat popullit…këto drita rezistuan…u shtuan dhe sot janë shkëlqim lirie që kanë çuar një shtet në këmbë! Tani ftoj në skenë kolegët e mi të VLENit dhe dua që të gjithë bashkë të bëjmë foto me dritat tuaja dhe le ta dinë të gjithë se ky Ndryshim Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave. Zoti Ju Bekoftë!” përfundoi Taravari para mijëra qytetarëve në Tetovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Afrim Gashi: Premtoj, nuk do të ju mashtroj asnjëherë, gjithmonë jam udhëhequr nga qëllime të pastra

Published

on

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi nga tubimi i VLEN-it në Tetovë ka premtuar se nëse VLEN hynë në Qeveri, nuk do t’i mashtrojnë asnjëherë votuesit e tyre, transmeton TV21.

Shtoi që në 10 vjet karrierë, është udhëhequr nga qëllime të pastra.

“Qëndroj para jush ballëhapur dhe ju them pa droj se jam po ai Afrim Gashi që dola ta rrëzoj Car Dushanin, po ai që dola ta rrëzoj Nikolla Gruevskin…”, tha mes tjerash Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bilall Kasami:U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 maj të dalin e të votojnë numrin 6 bashkë do të fitojmë e bashkë do të gëzojmë

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sonte në tubimin përmbyllës të VLEN-it në Tetovë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 maj të dalin e të votojnë numrin 6.

Prandaj të mërkurën, më 8 maj dilni dhe votoni masivisht numrin 6 bashkë do të fitojmë e bashkë do të gëzojmë. Ata që thirren në emër të Europës, në vend të shkollave autostradave, investuan në Soravia, Eurovia e kredite ruse, të cilat u futën në shtet përmes Artanovisë. Sot qytetarët më thanë ta pyes Ali Ahmeti kur je kaq patriot pse Ali nuk vendose shtatoren e Harun Aliut dhe komandant Telit, por bashkë me Gruevskin e ngrite kasapin e shqiptarëve Car Dushanin. Pse Ali nuk vendose në Tetovë shtatoren e Mujidin Aliut, por tentove t’ia japësh biznesit të Tetovës, oligarkut ruso-malazez. Pse Ali krahu yt i djathtë vrau komandant “Shqiponjën” vetëm që të mos rrezikohet partia?. Ali pse me shokun tënd që është në “listën e zezë amerikane” nuk e vendose shtatoret e Nuri Mazarit, komandant “Strugës”. Deklaroi Kasami.

Continue Reading

Më të lexuarat