Connect with us

Lajme nga vendi

Konferencë “Sfidat ekonomike në vitin 2023: si ta mirëmbajmë rritjen ekonomike dhe ta transformojmë ekonominë”

Published

on

Në Shkup sot do të mbahet konferenca “Sfidat ekonomike në vitin 2023: si ta mirëmbajmë rritjen ekonomike dhe ta transformojmë ekonominë”, në organizim të Këshillit për avancim të arsimit të lartë dhe hulumtimeve strategjike, ndërkaq në kuadër të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Siç është paralajmëruar, në konferencë fjalim do të ketë edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në suaza të panel-diskutimeve do të marrin pjesë guvernatorja e Bankës popullore, Aneta Angellovska-Bezhoska, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave, Fatmir Besimi si dhe përfaqësues nga komuniteti afarist.

“Qëllimi i konferencës është në një vend t’i bashkojë kreatorët dhe bartësit e politikave ekonomike dhe përfaqësuesit e komunitetit afarist, duke mundësuar dialog publiko-privat dhe prezantim të pikëpamjeve të ndryshme dhe propozim masave për krijim të politikave efikase ekonomike nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, në kushte të numrit të madh të sfidave ekonomike dhe politike me të cilat po përballet bota dhe ambienti për ekonomizim në RMV po bëhet gjithnjë e më i pasigurt dhe i lidhur me numër të madh sfidash”, thuhet në kumtesën e Odës ekonomike.

Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut përmes Këshillit planifikon që këtë konferencë tradicionalisht ta organizojë në dhjetor të çdo viti si paralajmëruese të politikave ekonomike dhe kushteve për ekonomizim në vitin e ardhshëm.

Advertisement

Lajme nga vendi

Tërmet i regjistruar në Shkup

Published

on

 Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, pas mesnatës së datës 04.05.2024 në ora 01:39, ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit i përket zonës së epiqendrës së Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML 1.9.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Ahmetin e ka kap sindromi i Menduh Thaçit, nokautin do ja japin votuesit më 8 maj

Published

on

Ali Ahmetin e ka kapur sindromi i Menduh Thacit i cili vetëm kërcënon dhe në terma kërcënues e ofendues frikëson popullin shqiptar, tha Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes BESA i pyetur për deklaratën e Ali Ahmetit se do ta nokautojë në zgjehdjet e ardhshme.

“Ali Ahmetin e ka kapur sindromi i Menduh Thacit i cili vetëm kërcënon dhe në terma kërcënues e ofendues frikëson popullin shqiptar, mirëpo më 8 maj do ta marr përgjigjen dhe do përfundimisht do të merr nokaut teknik nga votuesit shqiptar të cilët i ka përbuzur dhe i ka varfëruar e shpërngulur tash e 20 vite”, tha Kasami.

Këto komente kreu i Lëvizjes BESA, njëherit dhe bartës i listës në zonën gjashtë zgjedhore e koalicionit VLEN, Bilall Kasami i bëri në intervistën dhënë për Euroneës Albania.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bilall Kasami viziton fshatrat e Komunës së Tearcës, Bërvenicës dhe Jegunovcë

Published

on

Kreu i Lëvizjes BESA, njëherit dhe bartës i listës në zonën zgjedhore gjashtë të koalicionit VLEN, i shoqëruar nga kandidati për deputet në këtë zonë, Adnan Azizi vizituan disa fshatra të Komunës së Tearcës, Jegunovcës dhe Komunës së Bërvenicës.

Bashkë me banorët diskutuan rreth programës Plani 2030 VLEN. Pas takimkt me banorët e Sllatinës Kasami vazhdoi vizitën në Neproshten për të vazhduar më pas në fshatrat me banorë shqiptarë të komunës së Jegunovcës si në Orashë dhe Jazhincë me të cilë bashkëbiseduan rreth sfidave të ndryshme me të cilat përballen çdo ditë, e në veçanti migrimin që i ka boshadisur këto fshayra.

Vizitën Kasami e vazhdoi edhe në fshatrat e komunës së Bërvenicës si Çellopek, Miletinë, Radiovcë dhe Tenovë ku u prit nga banorët me shumë shpresë për ndryshimin e madh që do të sjellë Koalicioni VLEN pas fitorës së 8 majit.

Continue Reading

Më të lexuarat