Connect with us

Lajme nga vendi

Ahmeti, Taravari e Thaçi pas takimit me Ramën: Biseduam për rrugëtimin drejt BE-së

Published

on

Liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut, dje janë takuar në Tiranë me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Në takim është diskutuar për sfidat dhe rrugëtimin e të dy shteteve drejt anëtarësimit në BE.

Ali Ahmeti, Arben Taravari, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçi ishin pjesëmarrës në këtë takim, ndërsa ftesën e refuzoi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili më herët theksoi se nuk është koha që të organizohen takime të tilla.

Pas takimit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se takimi i sotëm ishte për rrugëtimet e përbashkëta që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociata për anëtarësim në BE.

“Takimi i sotëm ishte për rrugëtimet e përbashkëta që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt hapjes së negociata për anëtarësim në BE. Kishte një ligjërim nga kryeministri i Shqipërisë për përpjekjet e përbashkëta që janë bërë, si dhe përpjekjet që duhet bërë pas përfundimit të skriningut drejt hapjes së kapitullit të parë. Parashikimet ishin se tani do të jetë më e vështirë rruga, kështu që të dyja vendet tani duhet të koordinohen, në mënyrë që ta shkurtojmë rrugën për anëtarësim në BE. Një nga mënyrat thuajse të vetmet për ta parandaluar emigracionin, është anëtarësimi në BE. Është përmendur edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë, njerëzit e të cilëve janë kthyer në vend pas anëtarësimit në BE”, deklaroi Ahmeti.

Ndërkohë i pyetur për mos prezencën e Bilall Kasamit, Ahmeti tha se kanë treguar papjekuri politike.

Advertisement

Ndërsa kryetari i ASH-së Arben Taravari, theksoi se takimi ishte analizë e përgjithshme e gjendjes në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

“Takimi ishte analizë e përgjithshme në të dy vendet. gjithashtu biseduam ardhmërinë e përbashkët të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kemi pasur sfida, ndërsa tani si dy shtete të NATO-s urojmë dhe shpresojmë që së bashku t’i vazhdojmë negociatat për anëtarësim në BE. Të gjitha partitë që ishin këtu e përkrahim atë që Maqedonia e Veriut duhet ta vazhdojë rrugën për në BE. Kemi diskutuar edhe për ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen në RMV. Ishte një bisedë e relaksuar, më shumë si darkë e fillim vitit”, tha Taravari.

Ndërsa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, pas këtij takimi ka deklaruar se nuk kanë folur për diçka konkrete, përpos së ardhmes së përbashkët të të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.

“Takim vëllazëror, i uruam vitin e ri njëri tjetrit dhe gjithë shqiptarëve. Biseduam për të ardhmen tonë të përbashkët për rrugën në Bashkimin Evropian”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Fronti dhe VLEN-i ndeshen në Tetovë?! Që të dy taborët njoftojnë se do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin “Iliria”, më 6 maj

Published

on

Një gjë që nuk ka ndodhur në zgjedhjet paraprake. Dy taborët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në po të njëjtin vend, në po të njëjtën datë dhe në po të njëjtën orë, transmeton TV21.

Fronti Europian tubimin përmbyllës e kishte paralajmëruar që më parë, për në ora 20:00 më datë 6 maj 2024. Vendi Sheshi “Iliria” në Tetovë.

Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se edhe VLEN njofton se do të mbajë tubimin përmbyllës po ashtu në Sheshin “Ilira” në Tetovë, më 6 maj 2024 dhe në ora 20:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet, ndërsa Bordi zgjedhor të shkarkohet.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletë votimi në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, dhe ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski nga Bërvenica: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja, BDI do të shkojë në opozitë

Published

on

Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.

Continue Reading

Më të lexuarat