Drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev përmes një deklarate për media ka treguar se kur do të funksionojë zyrtarisht sistemi SAFE CITY, apo aplikimi i sistemit të kamerave për kontrollin e trafikut.
“Teknikisht, ne ende jemi duke testuar në mostra të izoluara se si duhet të funksionojë e gjithë kjo. Kemi edhe propozime sesi ky sistem mund të zbatohet në nivel kombëtar, duke vendosur një adresë të unifikuar emaili. Mund të them lirisht se sistemi duhet të funksionojë në fillim të vitit të ardhshëm”, ka theksuar Janev. Me këtë sistem do të ketë kontroll në komunikacion dhe evidentime të shkelësve të trafikut, të cilët do të përballen me gjoba në adresa shtëpie. (INA)