Site icon Tetova Expres

KARATE: RMV-ja ME 35 GARUES UDHËTON NË POLONI

Në  edicionin e 52-të kampionati europian i  karatesë për kadet, junior  dhe U-21 marrin pjesë  1208 garues nga 49 vende në mesin e të cilave edhe  Maqedonia me 35 karateist

  Qyteti Bielsko-Biala në Poloni  nga data  8 deri më 10  shkurtë është  nikoqire  e  edicionit të 52-të me  radhë  kampionati evropian  i karatesë për kadetë, junior dhe U-21 ku do të marrin pjesë 1208  garues  nga 49 shtete në mesin e të cilëve edhe  Maqedonia e Veriut.  Për këtë kampionat evropian reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut është  duke zhvilluar përgatitje intensive , këtë për  TV Koha e deklaroi  drejtori sportiv i reprezentacion Arlind  Huseini

’Seancat stërvitore të reprezentacionit të Maqedonisë janë në përfundim e sipër, edhe këtë javë kemi seancën përfundimtare me reprezentacionin e Maqedonisë. Janë duke u zhvilluar në mënyrën shumë të mirë, lëndime nuk kemi, gjithçka shkon sipas planit të seleksionuesve. Kështu  që presim që me datën 4 shkurt të udhëtojmë  në kampionatin evropian të 52-n me radhë që mbahet Bielsko-Biala në Poloni dhe pres që realisht këto anëtar të reprezentacionit të tregojnë më të mirën për shkak se me të vërtet janë garues të shkëlqyer, talente të mirë. Një ekipi i bukur i garuesve që tregon që se do të arrijnë suksese në këtë kampionat europian‘’ deklaroi Arlind Husein drejtor sportiv i reprezentacionit

 Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në këtë kampionat europian  për kadet, junior dhe u-21 do të përfaqësohet me formacion të kompletuar në kategorinë e meshkujve dhe femrave si në KATA ashtu edhe në KUMITE.

 ’Numëri i përgjithshëm është  35 garues, të ndarë në KATA dhe kumitë, kemi 5  seleksionues, shefi delegacionit si dhe unë si drejtor sportiv i reprezentacionit‘’ tha Huseini

Advertisement

Reprezentacioni ynë në këto kampionate europiane tradicionalisht  ka  pasur suksese  ndaj edhe  kësaj radhe  pritet që të shënojnë rezultate të mira  dhe pse  jo të fitojnë edhe medalje.

’Unë gjithmonë  jam tip i tillë që pres nga  të gjithë  garuesit të japin maksimumin  dhe të arrin sukses  për shkak se është një  garë që gjithkush, çdo sportist donë të japi maksimumin , pasi gara  nuk përsëritet edhe një herë. Kështu që unë ia lë at që çdo njëri prej tyre është shumë i përgatitur mirë dhe pres nga të gjithë . Këtë radhë nuk  do ti ndaj  pasi që  të gjithë janë kampionë  në  kategoritë e tyre’’ tha  drejtori sportiv Arlind Huseini.

Ekspedita  e  reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në karate  në Poloni  do të udhëton me  datën  4 shkurt, ndërsa  kthimi është parapa për datën 10 shkurt /SHABAN SINANI TV KOHA/

Exit mobile version