Vazhdojnë punëtoritë për bashkëpunëtorët profesional nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend. Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e UNICEF-it MK, deri më tani organizuan gjashtë punëtori në Ohër, Manastir, Tetovë, Kumanovë dhe dy në Shkup, përmes të cilave arritëm të përfshijmë dhe bisedojmë me 411 bashkëpunëtorë profesional.
Qëllimi i punëtorive është të ndërtojnë përgjigje të përbashkët në bazë të zhvillimeve të fundit dhe të inkurajojnë bisedë të hapur dhe klimë të mbështetjes në shkolla. Në situata të krizës të cilat ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin mendor të nxënësve është me rëndësi të madhe që shkolla të mbetet vend i sigurt ku ata mund të gjejnë mirëkuptim, përgjigje dhe mbështetje për të tejkaluar sfidat, për të avancuar kompetencat e tyre socio-emocionale dhe të përforcojnë rezistencën psikologjike, thonë në MASH.
Për sot janë paraparë punëtori me bashkëpunëtorët profesional nga shkollat në Veles dhe Strumicë.
Mbështetja nga institucionet, por edhe përkrahja ndërmjet bashkëpunëtorëve profesional është thelbësore dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përsëri bën thirrje që të mundësohet puna e përditshme e pandërprerë për bashkëpunëtorët profesional dhe çlirimi nga përgjegjësitë administrative në shkollë, theksojnë nga MASH.