Site icon Tetova Expres

Mexhiti: Në 2016-tën, unë e shpëtova BDI-në

Izet Mexhiti është i bindur se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të sjell një vendim të duhur kundrejt “Grupit të zjarrit”, kështu vlerësoi ai në ClickPlus në TV21.

Sipas nënkryetarit të BDI Mexhiti, kjo do të ndodh pasi ai bashkë me Nevzat Bejtën dhe Teuta Arifin, në vitin 2016 e shpëtuan BDI-në duke e bërë fitimtare.

“Atëherë (në vitin 2016) e kemi pasur një përplasje, se a duhet të ndahemi nga (Nikolla) Gruevski ose jo apo duhet të rrimë me të? Ju kujtohet mirë kur promovohej edhe Qeveria me Gruevskin me 8 resore nga mediumet nga Shqipëria zotëri Grubi? Edhe kritikat e VMRO-së kur i tha se ‘nuk ke të drejtë të kritikosh VMRO-në se ke qenë inventar i VMRO-së! Edhe atëherë kemi qenë bashkë. Unë, Nevzati (Bejta) dhe Teuta (Arifi), por kemi dalë fitues”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka komentuar edhe zëvendëskryeministrin e parë Grubi.

Advertisement

Duke bërë gjëra të reja, trashëgimi të reja, zëvendëskryeministri Artan Grubi është duke eliminuar trashëgimin e BDI-së dhe politikisht personalitete politike, tha Izet Mexhiti nga i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” në BDI, në emisionin ClickPlus.

“Me reformat që po i paralajmëron, Grubi mundohet të eliminojë një trashëgimi të BDI-së duke i eliminuar edhe politikisht personalitetet politike, brenda – shtyllat e BDI-së, duke u munduar të bëjë një trashëgimi të re”, tha ai.

Duke folur për zhvillimet në BDI dhe qëllimet e këtij grupi, ai komentoi edhe vizitën e funksionarit të BDI-së, ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Manastir. Mexhiti tha se kjo vizitë, që vjen pak ditë para vizitës së paralajmëruar nga Grupi i zjarrit po në këtë qytet, është e pahijshme.

“Vizita e sotme mendoj se është jo e hijshme, për shkak se kanë pasur shumë arsye për të shkuar në Manastir, në qytetin e alfabetit, sidomos për Shtëpinë e Alfabetit, për problemet që kanë me rrymën, për problemin që kanë ata pak shqiptarë që kanë mbetur në qytetin e Manastirit. Shumë më mirë do të ishte që ky ekzekutiv të ishte shumë më shpesh afër problemeve të qytetarëve dhe jo sot kur shkojnë për të ushtruar një lloj presioni. Për të mos marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar në mënyrë publike, transparente”, tha Mexhiti.

Mexhiti për hyrjen e ASh-së në Qeveri

Advertisement

“Janë në gjendje të fusim Aleancën për Shqiptarët për të heshtur ‘Grupin e zjarrit’”, kështu e sheh situatën e krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti ku qarkullojnë informacione se partia opozitare shqiptar, ASh mund të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës.

“Për inat të resë më vdektë djali”, tha Mexhiti

Exit mobile version