Në liqenin e Ohrit lëvizin shumë skuterë dhe motoskafë, të cilët paraqesin rrezik për jetën e pushuesve. Shpesh disa objekte lundruese vozisin afër pjesës ku notojnë turistët.
Një pushuese nga Shkupi thotë se, duke notuar, për pak i ka shpëtuar lëndimit.
“Ishte gjysmë metra afër kokës, e pash duke ardhur, i bëra me dorë, por vinte drejt meje. U tërhoqa. Ja, kaq distancë kishte. Ende kam stres…”, thotë një turiste nga Shkupi.
Në atë moment, rreth asaj ka pasur edhe notues të tjerë.
“Rreth meje kishte shumë njerëz dhe fëmijë. Si të reagojmë? Kjo s’është mirë…”, shprehet një turiste tjetër.
“Siç e pashë, i drejtojnë fëmijë. Prandaj, njerëzit u ngritën dhe thanë: Çfarë është kjo, do të shkaktojnë fatkeqësi. Nuk guxon të lejohet kjo”, thotë një pushues nga Zelanda e Re.
Rreziqe të ngjashme ka edhe në anën e liqenit të Ohrit. Turistët kërkojnë kontrolle më të mëdha.
“Po, kishte. Në plazhin e qytetit, Saraishte. Ishin 150-200 metra larg plazhit. A ka nevojë për më shumë kontroll? Po, sepse ndodhin aksidente të mëdha, me pasoja fatale dhe duhet bërë ajo. Nga ora 9 duhet të ndalohet deri në mbrëmje në orën 20”, thotë një turist në Ohër.
“Po, ka. Ne ishim edhe në Shën Naum. Dhe ka mjaft anije, moto-skafe. Ku vozisin më shumë? Në pjesën më të cekët dhe në mes ujit të cekët dhe të thellë”, thekson një turist tjetër.
Nga Kapedania e porteve thonë se deri tani janë shqiptuar 25 sanksione. Bëhej fjalë për mjete lundruese të paregjistruara, të cilat nuk kishin leje përkatëse ndërsa mjetet lundruese drejtoheshin kur nuk guxonin, që është nga ora 11:00 deri në 19:00. Ndaj personave të kapur tashmë është bërë kallëzim përkatës.
“Janë shqiptuar dënime. Në këto momente po zhvillohen gjykime ndaj 25 autorëve. Disa pozicione në liqenin e Ohrit i nënshtrohen përdorimit të skuterëve gjatë kohës së kufizuar nga ora 11:00 deri në orën 19:00… Pak ditë më parë, një drejtues skuteri, i cili u afrua aq afër plazhit, duke shkaktuar rrezik për plazhin e Saraishtes, u sanksionua rëndë. Në Strugë kemi disa gjoba në plazhin e meshkujve dhe femrave…”, tha Goran Ustianoski- kapedan i porteve.
Gjobat variojnë nga 200 deri në 400 euro në varësi të peshës së kundërvajtjes.