Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmjen e djeshme, gjegjësisht rreth orës 22:20 në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë ka arrestuar 31-vjeçarin M.Z. nga Velesi, përcjell TV21. Policia në veturën e 31-vjeçarit ka kapur 9 emigrantë.
“Nëntë emigrantë nga India janë gjetur në veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Shkupit, të cilën ai e drejtonte. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.