Lajme nga vendi
Mickoski-Filipçe,për çka u dakorduan?!

Sipas Filipçes, takimi me kryeministrin Mickoski ka qenë i mirë dhe konstruktiv. Ai shtoi se janë pajtuar me Mickoskin për formimin e grupeve punuese.
“Ne ramë dakord që të punojmë në atë mënyrë, të formojmë organe dhe grupe punuese për zbatimin e agjendës së reformave. Pra, ligjet fillestare në fushën e drejtësisë, pastaj energjetike dhe disa gjëra për lëvizjet strategjike në shëndetësi. Ky është një takim fillestar, të shohim se cila do të jetë metodologjia”, tha Filipçe.
Ai shpjegoi se nuk kanë caktuar një takim të radhës, por se do të delegojë ekspertë nga energjia dhe drejtësia.
“Ne kemi biseduar për integrimet evropiane, kemi qëndrime të ndryshme, do të diskutojmë më tej”, theksoi Filipçe.
Kryetari i LSDM-së thotë se hapi i radhës logjik është takimi i liderëve.
Mickoski shkurt në rrjetet sociale ka shkruar se po diskutohet për zhvillimet aktuale dhe se Maqedonisë i duhen më shumë përgjegjësi, mençuri dhe ndershmëri.
Pas zjarrit në Koçan në diskotekën Pulse ku më 16 mars humbën jetën 59 persona, kreu i LSDM-së, Filipçe bëri thirrje për takim liderësh, por që përfundoi në takim dypalësh.(INA)
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve