Lajme nga vendi
Dimitrieska- Koçoska në Konferencën rajonale të kontabilistëve: Kontabilitet me zbatim të standardeve ndërkombëtare për konkurrencë më të madhe të kompanive dhe zhvillim të ekonomisë

Ministria e Financave në bashkëpunim me Institutin e Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar janë duke punuar në mënyrë aktive për avancimin e profesionit të kontabilitetit dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë fjalimit në Konferencën e dytë rajonale të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Përvoja, profesionalizmi dhe përgjegjësia e profesionit të kontabilistit janë mjete kryesore në analizën e të gjitha të dhënave që janë bazë për miratimin e vendimeve të drejta afariste. Kontabilisti profesionist dhe përgjegjës ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përgatitjen dhe nënshkrimin e llogarisë vjetore, raporteve financiare dhe raportimeve tatimore, të cilët kanë rol kryesor për shtetin. Kështu, Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar ka rol të rëndësishëm në avancimin dhe ngritjen e profesionit të kontabilitetit dhe krijimin e kontabilitetit me zbatimin e standardeve të pranuara nga vendet e zhvilluara, që ndikojnë në konkurrencën e kompanive vendore dhe mundësinë e bashkëpunimit në nivel global”, tha ministrja dhe iu referua rëndësisë së kontabilistëve, që janë aspekti krucial financiar i kompanive dhe se zhvillimi i aftësive të tyre çon në zhvillimin e kompanive dhe ekonomisë së përgjithshme.
Ajo theksoi se po punohet mbi ligjn e ri të kontabilistëve që është në përputhje me kërkesat e legjislacionit evropian, përkatësisht me Direktivën e raportimit korporativ të qëndrueshmërisë dhe praktikave të duhura ndërkombëtare, si dhe për zbatimin e standardeve ESG (Environmental, Social, Governance) përkatësisht mjedisin jetësor, përgjegjësinë dhe menaxhimin shoqëror që janë themele për krijimin e biznesit të qëndrueshëm, që bëhen gjithnjë e më aktuale.
Konferenca u mbajt në Shkup, e organizuar nga Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve