Lajme nga vendi
Kasami, Mexhiti e Gashi takohen sot sërish – opozita shqiptare drejt konsolidimit!

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, drejt konsolidimit.
Siç mëson gazeta Lajm, sot pasdite në Shkup do të takohen kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ai i “Alternativës”, Afrim Gashi, si dhe nismëtari për formimin e lëvizjes së re politike, Izet Mexhiti.
Temë e takimit do të jetë krijimi i “frontit opozitar” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Vendi dhe koha e saktë e takimit nuk janë bërë të ditura, ndërsa nuk është njoftuar as për ndonjë konferencë për media.
Takimit të sotëm i ka paraprirë një tjetër bashkëbisedim i kësaj “treshe” në Tetovë, ditë më parë.
Për komunikimin që po zhvillohet rreth “frontin opozitar”, javën e kaluar foli kreu i Besës, Bilall Kasami, i cili njoftoi se po pret formimin e lëvizjes së Izet Mexhitit për ta zyrtarizuar bashkëpunimin.
Ai, tha se është koha e fundit që ndryshimi në pushtet të ndodh edhe te shqiptarët, siç ndodhi te maqedonasit në vitin 2016, duke aluduar se opozita shqiptare do të arrijë ta mposht BDI-në, në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne jo vetëm që jemi të hapur, por vazhdojmë të punojmë intenzivisht për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare. Kemi një komunikim të mirë me Izet Mexhitin, besojmë që nga momenti i formalizimit të Lëvizjes së tij ne do të formalizojmë edhe bashkëpunimin. Më lejoni që të bëj thirrje edhe për të gjithë strukturat tjera, partitë tjera, për individ tjerë të pakënaqur nga partitë tjera, që t’i bashkangjiten kësaj lëvizje sepse përfundimisht ka ardhur koha që edhe të shqiptarët të bëhet rotacioni i pushtetit, siç ndodhi tek maqedonasit në vitin 2016”, u shpreh Kasami./Gazeta LAJM
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve