Connect with us

Lajme nga vendi

Të punësuarit e Filarmonisë do të protestojnë para Qeverisë

Published

on

Sindikata e Filarmonisë ka paralajmëruar protestë të re për sot nga ora 14 para Qeverisë  sepse ende nuk është ndryshuar vendimi për vendosjen e institucionit të dytë në objektin, i cili, siç thekson, është ndërtuar me qëllim për të vetmen orkestër simfonike në vend.

“Para disa javësh kërkuam takim me kryeministrin, por nga Qeveria as nuk iu përgjigjën  kërkesës sonë dhe as nuk u angazhuan për ndryshimin e vendimit të dëmshëm. Të punësuarit do të protestojnë sot me instrumente, pavarësisht kushteve atmosferike, nën tenda, të cilat do të vendosen në rrugën para Qeverisë”, informon sindikata.

Shton edhe se protestat do të vazhdojnë “derisa shteti nuk e ndryshon vendimin ‘përkohësisht’ të vendosë edhe një institucioni tjetër në objektin e Filarmonisë”.

Advertisement

Lajme nga vendi

Takimi Durmishi- Bolat: Thellimi i bashkëpunimit të lidhjeve ekonomike ndërmjet Maqedonise së Veriut dhe Turqisë, është prioriteti jonë

Published

on

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot është takuar me ministrin e Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, i cili ndodhet për një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut. Në takimin që u mbajt në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, të dy ministrat diskutuan për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.Siç theksoi ministri Durmishi në këtë takim, Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë në sektorë të ndryshëm si një partner strategjik investues.“Të dhënat e shkëmbimit tregtare tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar u rendit e 7-ta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shpresoj që në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë”, tha Durmishi në takim dhe shtoi se në dhjetë muajt e parë të vitit 2024, këmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë arrin në 747.5 milionë euro, që është një rritje prej 10.4% krahasuar me 10 muajt e parë të 2023Ministri Durmishi nënvizoi se investimet turke në Maqedoni gjithsej janë rreth dy miliardë euro. Investitorët turq përbëjnë 38 për qind të totalit të investimeve të huaja në vend. Turqia është partneri ynë i pestë për sa i përket investimeve dhe i shtati për sa i përket tregtisë.Në takim u theksua se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është i mirë, por kapacitetet nuk shfrytëzohen sa duhet. Duhet të punohet për ndërlidhje ndërmjet kompanive të vogla dhe të mesme në pothuajse të gjithë sektorëtPalët në këtë takim iu referuan edhe për mundësive për bashkëpunimit mes dy vendeve, ku një herit u bë apel për rritjen e investimeve.Dy ministrat diskutuan edhe për pjesëmarrjen më të madhe të kompanive turke në projektet e infrastrukturës dhe energjetikës maqedonase me qëllim të rritjes së Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit Сектор за координација на активностите на министерот
investimeve në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, deklaroi se me 30 dhjetor Këshilli Komunal i Gostivarit, e ka seancën kur do të shqyrtohet Buxheti Komunal për vitin 2025. Sipas tij, Buxheti Komunal për vitin 2025 është 25 milion euro dhe do të jetë buxheti më i madh që e ka pasur deri më tani Komuna e Gostivarit.
“Ky buxhet i cili premton zhvillim lokal dhe premton projekte tjera të cilat kanë të bëjnë me arsimin dhe ambientin jetësor por edhe disa masa tjera të cilat do t’i propozoj për herë të parë. Siç është 6.000 denarë për çdo fëmijë të lindur në komunën e Gostivarit, gjithashtu do të ketë ndihmë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasën e parë, do të ketë subvencione për inverter dhe biçikleta. Në projektin e Buxhetit për vitin 2025 dhe do të ketë masa tjera të cilat do të ndihmojnë dukshëm në Komunën tonë”, nënvizoi Limani.
Ai shtoi gjithashtu se Komuna e Gostivarit ka paraparë ndarje të buxhetit edhe për Akademinë shqiptare.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Limani: Gjashtë mijë denarë për secilin fëmijë që lind në Gostivar

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani paralajmëron masa të reja në këtë komunë. Limani tha se një ndër masat është që për secilin fëmijë që lind në Gostivar do të ketë 6 mijë denarë

“Disa masa që do t’i propozoj për herë të parë, një prej tyre do të jetë 6 mijë denarë për çdo fëmijë të lindur në Gostivar në vitin 2025, gjithashtu do të ketë ndihmë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasat e para. Ndihmë për prindërit e tyre realisht për harxhimet e fillimit të vitit shkollorë, do të ketë subvencione për inverter…”, tha në “Daily Click” Valbon Limani.

Limani poashtu njoftoi se 8 komunat e Pollogut do të ndërtojnë strehimore rajonale për qentë endacak. Limani tha se strehimorja e qenve endacak do të ndërtohet në Komunën e Vrapiçishtit, ku siç tha kanë marrë edhe lejen për ndërtim nga kryetari i Vrapçishtit.

Limani gjithashtu bëri të ditur se ky projekt do të kushtojë gjysmë milionë euro, dhe se barra më e madhe për ndërtim do të jetë e Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Tetovës, si dy komunat më të mëdha në Pollog.

Continue Reading

Më të lexuarat