Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: SHKËNDIJËS FITORJA IA SIGURON TITULLIN KAMPION

Kampionati në Ligën e parë të  futbollit vendor vazhdon të mërkurën me ndeshjet e javës së  31-të të sezonit 2024/2025,  ku  pritet  të vendoset epilogu përfundimtar se cila skuadër do të shpallet kampion. Të gjitha takimet e nesërme  fillojnë në ora 17:00.

 Ndeshja kryesore e kësaj  jave pa dyshim është sfida që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës vendase dhe Rabotniçkit .  Me  fitoren eventuale kundër  romantikëve, skuadra kuqezi edhe matematikisht  do të siguronte titullin Kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll të pestin  në  historinë e  këtij  klubi që është simbol i  futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe  jo vetëm.  Për  këtë sfidë të  rëndësishme  ekipi është përgatitur   maksimalisht  si në  aspektin  taktiko-teknik ashtu edhe në aspektin psikologjik  duke pasur para sysh karakterin e kësaj ndeshje.  Kapiteni  Besart  Ibraimi  cili   në karrierën e tij ka tre tituj kampion me  Shkëndijën, dy me  Struga Trim Lum dhe  një me  Renovën,  tha  se  ekip është  i gatshëm edhe  për  sfidën e nesërme

’Të gjithë ne  e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Jemi të përgatitur maksimalisht kur e mendojmë që  me  fitore edhe matematikisht jemi kampion edhe jemi të gatshëm për  lojën e nesërme’’ tha kapteni Besart Inraimi

Përkundër presionit  për të  dhënë më të mirën sidomos  pas dy barazimeve të fundit ekipi i Shkëndija  do të del fitues  në këtë ndeshje

‘’Çdo herë mendoj  se këtu  në Shkëndijë është vështirë me  presionin që e kemi të gjithë ne  të japim çdo herë at që e pret  publiku e dimë të gjithë ne që janë të dëshpëruar me  dy rezultatet e fundit . Po unë besoj që ne jemi të vetëdijshëm  dhe shpresoj që nesër  ta  fitojmë ndeshjen  edhe të shpallemi kampion’’,tha  Ibraimi

Advertisement

Kapiteni Besart  Ibraimi  është futbollist  i vetë  që në  kampionatin e Maqedonisë   deri më tani ka gjashtë  tituj të  fituara, ndaj  ai shpreson  se  titullin  e tij të shtatë   do t’ua  Tetovës dhe Ballistëve

‘’ Po shpresojmë  njëherë ta  fitojmë dhe normal që  do  ua  dedikoja  familjes  time që më kanë përkrahë çdo moment, Tetovës , Ballistëve  dhe të gjithë  tifozëve  që  janë të pranishëm te ne ‘’ tha Besart Ibarimi.

Sfidë të rëndësishme  nesër do të  ketë edhe  Besa e Dobërdollit në transfertën në Kavadar  me  Tikveshin, në Shkup, skuadra e vardarit  përballet e Struga Trim Lum, nd[rsa Shkupi është mysafire e AP Brera në Strumicë.  Të gjitha  ndeshjet  e nesërme  fillojnë në ora 17:00

Exit mobile version