Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në dy kompeticionet që organizohen nga UEFA, ato në Liga Evropa dhe në Ligën e Konferencës. Emrat e ekipeve finaliste do të mësohen më 8 maj.
Mançester Junajted ka bërë hapin e parë drejt finales së Liga Evropës.
“Djajtë e kuq” shkëlqyen me rezultat 3:0 në transfertë kund ër Athletic Bilbaos.
Djelmoshat e trajnerit Amorim fituan gjysmëfinalen e parë dhe e presin me qetësi takimin e kthimit në “Old Trafford”. Skuadra vendase mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 35-të shkaku i kartonit të kuq. Të futbollistit Vivian. Autor të golave për Mançesterin ishin Casemiro 1 gol dhe Fernandes me dy gola.
Fitore të sigurt në gjysmëfinalen e parë ka regjistruar edhe Tottenham kundër ekipit Bodo/Glimt nga Norvegjia. Me rezultatin 3-1, me çka në ndeshjen e kthimit do të kenë një epërsi të dukshme prej dy golave .
Golat për vendasit i realizuan Johnson, Maddison dh e Solanka nga penaltia , ndërsa golin e nderit për skuadrën mysafire e realizoi Bodon Saltnes.
Në ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Konferencë Liga u regjistruan këto rezultate Betis – Fiorentina 2-1 dhe Djugarden – Çellsi 1-4. Ndeshjet kthyes të Ligës Evropa dhe Konferencë Liga zhvillohen me 8 maj me fillim në ora 21:00.
Shaban Sinani – TV Koha