Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: ARSIMI SHUMË PRANË SUKSEIT HISTORIK

Nësër në të  gjitha  terrenet e ekipeve  të Ligës së dytë zhvillohet  java e  27-të e kampionatit. Arsimi është nikoqire e  Bregallnicës së Shtipit, ndërsa Bashkimi në Kuanovë përballet me Skopjen. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:00.

Stadiumi i qytetit në Gostivar  nesër është  nikoqire e  ndeshjes derbi mes  dy skuadrave  pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor me  KF Arsimi i Çegranit dhe  KF Bregallnica e Shtipit. Aktualisht Arsimi me  55 pikë mbanë pozitën e tretë, ndërsa Bregallnica me 52 gjendet në pozitën e katërt. Pra shihet  qartë  se për çegranasit është kjo ndeshje historike  andaj  po  bëhen  përgatitje  të nivelit të lartë që ekipi të ketë përkrahjen e madhe të  tifo grupit “Verdhë e Zi” dhe duke u bazuar në cilësitë  ekipit, animi  dinjitoz  do të ishte  një motive shtesë për  lojtarët  që të japin më të mirë nga vetja e tyre  anim  dinjitoz. Ekipi gjatë javë  ka punuar në aspektin taktiko-teknik  por dhe në aspektin psikologjik duke pasur parasysh  rëndësinë  e  ndeshjes.

LABINOT  MUSLIU  –  NDIHMËS TRAJNER NË KF ARSIMI

Është  ndeshje derbi, ndeshje të cilë çdo kush do të shironte ta luanet. Siç dihet fundi i kampionatit sjell edhe pasoja në ekip, ato janë lëndimet shkaku i lodhjes dhe mbi ngarkesës te laojtarët. Mirëpo nga ana tjetër nga ana positive është motivi  shumë i lartë, ambiciet tona  edhe ideja që në sezonin e ardhshëm mund të garojmë në ligën e parë. Kjo na  bëmë të fuqishëm dhe kjo na bënë më të përgatitur  që tëjapim maksimumin dhe të dalim fitimtarë nga kjo ndeshje” deklaroi ndihmës trajneri Labinot Musliu

Ndërsa nga ana  tjetër një ndeshje  po  me  të njëjtë  rëndësi  do të zhvillohet edhe në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë  aty  ku do  të përballen KF Bashkimi dhe KF Skopje. Kumanovarët aktualisht gjenden në pozitën e dytë me 56  pikë  një pakë se Makedonija Gj.P  në vendin e parë. Tre  xhiro  para  përfundimit të kampionatit me fitore eventuale që nuk dyshon askush klubi i futbollit Bashkimi pas  plotë 17 viteve është  shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit vendor. Bashkimi ka  nevojë  për përkrahje dinjitoze nga fansat e vetë që janë në numër  shumë të madh. Prandaj  të shtunën të gjithë përkrahje  të ekipit të zemrës në tribunat e stadiumit me fillim në ora 16:00. Në  xhiron e 27-të, takohen:  Arsimi – Bregallnica, Bashkimi – Skopje, Bellasica – Detonit Plakovica, Kamenica Sasa – Vardari , Makedonija Gj.P – Boreci, Novaci – Vardarski,  Ohri – Kozhufi,  Pobeda – Osogova

Advertisement
Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version