Seanca e Kuvendit është ndërprerë sërish për shkak që serish ka dështuar votimi për kryekuvendarin e ri të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Deputetja Albulena Haxhiu është sërish emri i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje e ku nuk arriti të i marrë votat.
Me 54 vota për, 46 Kundër dhe 3 abstenime nuk është miratuar propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pasi dështoi të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.
Ai tha se seanca do të vazhdojë sërish më 1 maj në ora 10:00.
“Në sallë kanë votuar 54 deputetë për, 46 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Në bazë të rezultateve të votimit nuk kalon kandidatja për kryetare dhe seanca ndërpritet për të enjten me 1 maj në ora 10:00”, tha Dehari. /Gazeta Infokus/