Site icon Tetova Expres

Marshi i parë protestues në Shkup nga familjet e viktimave në “Puls” të Koçanit

Në Shkup sot do të mbahet “Marsh për engjëjt”, i organizuar nga familjet e viktimave në zjarrin tragjik në diskoteken “Puls” në Koçan. Organizatorët paralajmërojnë se marshi do të fillojë para Prokurorisë në orën 12:05, si simbolikë për reagimin e vonuar të institucioneve, do të vazhdojë drejt sheshit “Maqedonia” dhe do të përfundojë para Kuvendit.

“Ne meritojmë përgjigje, nuk jemi njohës të drejtësisë dhe procedurave ligjore dhe për këtë arsye nuk e kuptojmë se si ekspertët e ligjit ndalojnë dhe më pas lirojnë. A janë ata të vetëdijshëm për besimin tashmë plotësisht të tronditur në punën institucionale deri më tani me ‘kap dhe liro’, pa një shpjegim të qartë për atë procedurë ligjore, dhe çfarë po krijohet në mendjet tona që janë në prag të vetëshkatërrimit”, thuhet në raportin me shkrim nga familjet.

Në thirrje ata theksojnë se edhe më tutje do të kërkojnë përgjigje për vdekjen e dhunshme të fëmijëve të tyre, ndërsa për pjesëmarrje në marsh ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Nga Prokuroria dje u bënë thirrje familjeve të viktimave që, nëse dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth të gjitha aspekteve të procedurës hetimore, të takohen sot me prokurorin publik dhe prokurorët që merren me lëndët.

“Nëse të afërmit e viktimave kanë një interes të tillë, ata mund të caktojnë përfaqësuesit e tyre (maksimumi një anëtar të familjes së secilës viktimë) të cilët do të takohen me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prokurorët që po merren me lëndët, theksohet në informacionin nga Prokuroria.

Advertisement

Familjarët e viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls” deri më tani kanë mbajtur katër marshe protestuese në Koçani në të cilat u bënë thirrje institucioneve që janë përgjegjëse për funksionimin e sistemit në vend, që të mos i shmangen përgjegjësisë.

Në zjarrin më 16 mars e kanë humbur jetën 62 persona, nga të cilët fillimisht 59, ndërsa edhe tre të tjerë si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në aksidentin. Gati 200 persona u lënduan, prej të cilëve pjesa më e madhe pas ndihmës së parë të ofruar, u dërguan jashtë vendit për mjekim. Disa nga të vdekurit dhe të lënduarit ishin edhe anëtarët e grupit muzikor “DNK” që përformoi atë mbrëmë.

 

Për tragjedinë është duke u zhvilluar një hetim i gjerë, ku janë përfshirë 13 prokurorë, dhe sipas autoriteteve, është kryer një numër i madh bastisjesh, janë marrë në pyetje dëshmitarë dhe janë mbledhur mbi një mijë prova materiale.

Hetimi përfshin mbi 60 individë dhe tre persona juridikë, përfshirë ish-ministra të ekonomisë, kryetarë aktualë dhe ish-kryetarë të bashkisë së Koçanit, ish-drejtorë të Inspektoratit të Tregut, oficerë policie, drejtorë aktualë dhe ish-drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim….

Advertisement

Me hetimin janë përfshirë mbi 60 persona fizik dhe juridik, përfshirë ish-ministra të Ekonomisë, kryetarë aktualë dhe ish-kryetarë të komunës së Koçanit. ish-drejtorë të Inspektoratit të Tregut, nëpunës policor, drejtorë aktualë dhe ish-drejtorë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Exit mobile version