Nuk ka më asnjë dyshim, në Spanjë e bëjnë të sigurt, Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Palët kanë gjetur një akord total ndërmjet tyre, pritet vetëm që tekniku “azzurr” të lirohet nga Real Madrid, në fund të këtij sezoni, madje përpara Botërorit për Klube, për të bërë më pas zyrtare marrëveshjen e arritur ndërmjet Realit dhe 5 herë kampionëve të Botës.
Mediet botërore, mbi të gjitha në Angli dhe Spanjë, kanë shkuar edhe më tej duke zbuluar detaje nga akordi i arritur ndërmjet tyre. Ancelotti do të firmos një kontratë të vlefshme deri në përfundimit të Botërorit 2026, por me opsion rinovimi edhe për katër vite të tjera, deri në Botërorin e 2030 që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Ancelotti do të përfitojë jo pak, por rreth 10 milionë euro në vit.
Ancelotti-Real Madrid është tashmë një kapitull i mbyllur, me teknikun italian që do të provojë për herë të parë në karrierë të drejtojë një ekip përfaqësues. Tani, në Madrid, ka nisur puna me kohë të plotë për të gjetur një pasues për Ancelottin. Pavarësisht se koha nuk premton, Perez nuk dëshiron të nxitohet në zgjedhjen e tij pasi pasuesi i Ancelotti-t ka për detyrojë të hap një kapitull të ri.
Për këtë arsye, Perez pritet t’i besoj stolin Santiago Solari-t gjatë Botërorit për Klube, për të zgjedhur më pas me qetësi trajnerin e ri. Sipas medieve spanjolle, dhe kjo nuk është më një sekret, alternativa e parë mbetet Xabi Alonso, por së fundmi po fiton kuota edhe ideja për të ulur në stol Jurgen Klopp.