Site icon Tetova Expres

VLEN: BDI sikur dëshiron që VMRO-DPMNE të fitojë me mbi 60 deputetë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se mëkatet më të mëdha ndaj popullit të vet i bën BDI-ja. Nga VLEN thonë se “nëse dikush punon kundër interesave të shqiptarëve në Maqedoni, padyshim që janë Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani”.

“Vetëm amatorët politikë nuk mund të parashikojnë se në zgjedhjet lokale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kjo VMRO-DPMNE, në këtë gjendje dhe përballë kësaj opozite të dobët, do të dalë fituese absolute, me një shumicë prej mbi 60 deputetësh. Derisa në kombinimet parlamentare të mos arrihet një shumicë prej dy të tretave pa deputetët e OBRM-PDUKM-së, opozita LSDM dhe BDI nuk kanë të drejtë të vajtojnë në mënyrë të rreme për perspektivën evropiane.

“Nuk i mjaftoi BDI-së që, ndër të tjera, për shkak të sjelljes së saj kriminale në qeverinë e LSDM-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare VMRO-DPMNE kaloi nga opozita në fitore me 58 deputetë, tani, edhe duke qenë në opozitë, përmes narrativave të rreme dhe manipuluese për gjoja “deshqiptarizim”, vetëm sa e forcojnë edhe më shumë këtë parti. Shqiptarët nuk janë aq naivë sa të besojnë gënjeshtrat e BDI-së. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare për të realizuar një “Qeveri të Përzhinës”, ku ministrin e Punëve të Brendshme do ta japë kontrollori i tyre politik, LSDM-ja. Ali Ahmeti sheh në ato 100 ditë një mundësi për të shkatërruar provat e korrupsionit të ish-zyrtarëve të tij. Nëse nuk mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, BDI nuk dëshiron të dalë vetëm në zgjedhjet lokale”, thonë nga VLEN.

“Pse? Sepse për 22 vite kanë marrë pjesë në zgjedhje nga pozitat e pushtetit, duke keqpërdorur MPB-në, shantazhuar të punësuarit në administratë, blerë vota me paratë e qytetarëve, mbushur kutitë e votimit dhe falsifikuar vullnetin e votuesve. Tani janë të frikësuar. Koalicioni VLEN do t’i mundë në zgjedhje lokale të lira, të ndershme dhe demokratike. Qytetarët do t’i kthejnë në realitet. Më në fund, ata do të përballen me një realitet shumë të hidhur”, thonë nga VLEN.

Exit mobile version