Site icon Tetova Expres

Tryezë e rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”

Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët në temë “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese”. Ngjarja ka për qëllim të hapë debat për nevojën e miratimit të një ligji i cili do ta rregullonte punën e Gjykatës Kushtetuese, përmes dialogut ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve, profesionit ligjor dhe sektorit civil.

Fjalime hyrëse do të kenë presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova, Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Mihail Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian, Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë dhe Angjela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Pastaj vijon prezantim i gjetjeve nga analiza për nevojën e miratimit të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i përgatitur në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja, me folësit Karsten Manke, lider i ekipit dhe ekspertëve të lartë juridikë Martin Sopronov dhe Margarita Caca Nikollovska.

Qëndrimet e gjykatësve nga Gjykata Kushtetuese do t’i sqarojnë gjykatësit Ana Pavllovska – Daneva dhe Tatjana Vasiç – Bozaxhieva, përderisa, mendime nga përfaqësues të profesionit ligjor do të ndajnë profesorët Tanja Karakamisheva – Jovanovska, Jeton Shasivari, Denis Preshova dhe Renata Deskoska.

Nga sektori civil qëndrimet do t’i tregojnë Darko Avramovski nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Bojan Trpevski nga Asociacioni i Juristëve të Rinj të Maqedonisë.

Advertisement
Exit mobile version