Në organizim nga Shoqata Malore Sportive “BESA” nga Çellopeku dje realizoi “Marshin Promovues” me moton “Çellopeku 2025” ku morën pjesë mbi 350 bjeshkatar nga 22 shoqata Anëtare të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare dhe bjeshkatar nga Kosova e Lugina e Preshevës Para nisjes së marshit në stadiumin e “Besa Arena” u mbajt një ceremoni ku kishte edhe fjalime të rastit
Marshi u realizua për gjatë një shtegu në rrethinën e fshatit Çellopek, në rajonin e malit të thatë, në një gjatësi prej 12 km dhe disnivel prej 500 metrave.
Kryetari I Shoqatës Malore Sportive “Besa” nga Çellopeku Muharem Osmani tha se pë Çellopekun kjo ditë do të mbahet mend shumë gjatë .
‘Marshi i sotëm bëhet për shoqatën që e kemi themeluar pa një viti d.m.th të promovohet Shoqata e fshatit Çellopek, ii kemi afrua të gjitha shoqatat Bjeshkatare Shqiptare në të gjitha trojet tona, Faleminderit të gjithë që kanë marrë pjesë . Ndihem shumë krenar’’ deklaroi kryetari i Shoqatës Muahrem Osmani
Njeriu më meritor për organizimin e këtij marshi që përkon me një vjetorin e themelimit të Shoqatë Malore Sportive ‘Besa‘tha se kjo ditë d nga banorët e Çellopekut do të mbahet mend
“ Sot Çellopeku ka një ngjarje shumë të madhe. Sot organizojmë tubim të gjithë bjeshkatarët nga trojet shqiptare. Si anëtare e Unionit të Shoqatave Shqiptare ky event ka hyrë në kalendarin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare’’, tha organizatoro Jusuf Bejtullai
Në cilësinë e organizatorit Bejtullai falënderoj të gjithë atë që e kanë përkrahur realizimin e këtij marshi promovues.
“ Gjithë ky manifestim nuk do të mund të organizohej pa përkrahjen e bashkëfshatarëve të mi si këtu ashtu edhe nga diaspora. Veçanërisht ndërmarrjet që i kemi për rreth na kanë ndihmua “ tha Jusuf Bejtullai
Kryetari i i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare fari Rexhepi tha se kjo ditë është historike për Çellopekun por edhe për Unionin që ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes shoqatave .
‘’Mendoj se bashkëpunimi është në nivelin e duhur , gjithmonë mund të jete edhe më mirë sa i takon bashkëpunimit në kuadër të Shoqatave të Unionit është i shkëlqyeshëm dhe po ashtu tentojmë të vëmë nj bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me Shoqatat tjera në Maqedoni dhe në rajon’’ deklaroi Fari Rexhepi kryetar i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare
Pasi bjeshkatarët përfunduan ecjen malore, në stadiumin e fshatit kishte u mbajt një program artistik ,ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një drekë tradicionale. Organizatori për të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin dhe afirmimin e këtij ngjarje të rëndësishme për Çellopekun, ndau edhe mirënjohje, Me Mirënjohje u nderua edhe Televizioni Koha
Shaban SINANI – TV KOHA