Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: NDODHI TË ÇUDITSHME NË FUTBOLLIN VENDOR ?!

Dy fitore të vendasve, dy barazime dhe një ndërprerje të ndeshjes me gjithësejt 14 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të javës së 28 të kampionatit 2024/2025 në Ligën e pare të futbollit vendor. Tabelën vazhdon të kryeson Shkëndija me 63 pikë, e ndjekur nga Sileksi që ka 59 pikë.

Derbi i xhiros së 29-të në futbollin vendor që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Tetovë pa praninë e publikut mes Shkëndijës dhe Shkupit ishte një ndeshje e çmendur me tre autogola, emocione të pafundme dhe gola të bukur p;rfundoi me barazim 3:3. Miqtë nga Shkupi kaluan në epërsi 3:1 në pjesën e parë, ndërsa kuqezinjtë pas një rikthimi të madh arritën të sigurojnë një pikë me golin e Adenis Shalës në minutat e fundit.. Fatmirësishtë pika e fitura me Shkupin dhe barazimi i Sileksit me Struga Trim Lum vazhdon diferenca të mbetet 4 pikë. Trajneri Beqiri tha se ky barazim është një gabim i patolerueshëm

‘’Është gjysma e të keqes janë katër pikë diferencë. Ne duhet të jemi sy çelë ka edhe shumë ndeshje ka edhe katër ndeshje, katër pikë nuk janë ndonjë garantë e madhe . Unë do dua ta them se dua të jem korrekt me veten dhe me gjithçka që është rreth klubit me tifozët se ishte një gabim i pa tolerueshëm i joni’’

Ndërkohë që ndeshja në Kratovë mes Sileksit dhe Struga Trim Lum gjithashtu ka përfunduar me barazim por pa gola 0-0. Pelisteri mundi Tikveshin 1-0, të shtunën Vardari mundi ekipin Besa të Dobërdollit 3-1, ndërsa pas largimit nga garat Voska Sporti, AP Brera është e lire

Ndërsa në stadiumin ‘’Boris Trajkovski’’ në Maxhari, Gostivari është larguar nga terreni në minutën e 85-të në rezultatin 1-2 për Rabotniçkin. Lidhur me veprimin e Gostivarit ka reaguar Federata e futbollit të Maqedonisë ku pos tjerash thuhet: ” Në vend që të luftonin në mënyrë sportive deri në fishkëllimën e fundit, KF Gostivari vendosi t’i shmangej realitetit dhe t’ia hidhte fajin arbitrave për veprimet e tyre të dëshpëruara.

Advertisement

E vërteta është e dokumentuar në procesverbali n zyrtar ku thuhet se një përfaqësues i KF Gostivarit paraprakisht i ka njoftuar arbitruat se ekipi do të tërhiqet nëse rezultati nuk do të jetë në favorin e tyre’’.

Ndërkaq në reagimin e klubit të futbollit Gostivari thuhet:’’ “Incidenti që ndodhi sot nuk kishte asgjë kundër rivalit tonë Rabotniçki. Reagimi ynë ishte ndaj gjyqtarit Igor Stojçevski. Ky gjyqtar njihet për arbitrimin e tij skandaloz, asnjë ekip nuk e pëlqen atë. Sa i përket deklaratës së FFM-së, ne do t’i përgjigjemi çdo fjalie, një nga një”, thuhet në reagimin e Gostivarit.

Cili do të jetë veprimi i mëtutjeshëm i ekipit të Gostivarit do të mësohet ditëve në vijim varësisht edhe nga veprimet e organeve të FFM-së

Exit mobile version