Site icon Tetova Expres

ATLETIKË: NË SHKUP U MBAJTË MITINGU “HAPJA E SEZONIT 2025”

Me Mitingun ndërkombëtar ‘’Hapja e sezonit  2025’’ të shtunën  zyrtarisht  nisi  sezoni i ri i Atletikës  që organizohet  nga Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut.. Në mitingun e Shkupit  morën pjesë  garues  nga të gjitha  klubet e vendit  si  dhe  klube  nga  Kosova

 Në organizim  të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut  të shtunën me  Mitingu n Ndërkombëtare në Atletikës në shtegun e arenës ”Todor Proeski” në Shkup, zyrtarisht nisë sezoni i ri i këtij sporti në  Maqedoninë e Veriut, Të pranishëm në kë manifestim sportive ishin garues nga disa klube anëtare të Federatës si dhe garues nga klube të Kosovës. E pranishme në këtë ngjarje  sportive kryetarja e Federatës Aleksandra Vojnevska ekskluzivisht për TV Koha foli për pritshmërit e Federatës por edhe të garuesve  në sezonin e ri 2025

 Sa I përket sezoni 2025  që e përmendët  si në sezon paraprake Atletikës kemi kalendar shumë të ngjeshur, numër të madh të garave që arritët  të përputhim  kalendarin e garave me  ato të federatës Evropiane dhe  atë Botërore. Kemi shumë gara  për  kategoritë e pionierëve, të rinjve  dhe  ato të seniorëve. Më gëzon fakti se atletët tanë më të mire përfshirë këtu Dario Ivanovski, Jovan Stojevski, Andreas Trajkovski, Andrijana  Pop Arsova, Drita Islami do jenë të  pranishëm  do ti kemi këtu këtë sezon, gjithsesi  do të plotësojmë edhe me  atlet të ri që pritet t’i bashkëngjiten  këtij grupi elitar të seniorëve të cilët në këto momente kemi ndërtuar  si federatë dhe  gjithsesi  se do të fokusohemi te Kupa Evropiane  ekipore në Slloveni ka  pjesa më e madhe e reprezentuesve  sigurisht mbi 25 deri 30 atlet  do të përfaqësohen  për të mbrojtur  ngjyrat e shtetit tonë ku edhe presim të ngjitemi lartë” deklaroi  kryetarja Aleksandra Vojnevska

Kryetarja e Federatës u shprehë e kënaqur dhe beson se  klubet anëtare të Federatës janë të gatshme për sfidat që i presin gjatë këtij viti kalendarik .

 “Besoj se janë të përgatitur, patëm kohë të bollshme për përgatitje. Këtu  normalisht  do të potencoja  gjithsesi  përkrahjen e  paraprakisht të Agjencisë për Rini dhe Sport dhe tani Ministrisë së sportit  në formën e  vauçerëvre  dhe tani  në formën e subvencioneve, krejt me qëllim të ngritjes  së nivelit  të sportistëve, trajnerëve të klubeve gjithashtu  edhe neve si Federatë . Kështu që pres që nga  sezoni në sezon  ashtu  siç filluam  vitin e kaluar ku kemi rezultate më të mira dhe të thyejmë rekordet kombëtare”  tha kryetarja  Vojneska

Advertisement

  Në hapjen e sezonit  e  pranishme  ishte  e rekordmenia  e  vendit  në hedhjen e gjyles dhe  diskut  Jumna  Fetai  tha s e  me  fillimin e  sezonit është 50 përqindë e kënaqur , ndërsa  rezultatet më mira  pret në garat e radhës ndërkombëtare

 “ Në garat e radhës pres rezultate më të mira  meqenëse tash jam edhe me  trajner profesional nga  Turqia . Kemi me pas  play of për  Olimpiadën për të rinjë për Festivali Olimpik për të rinj. Aty unë do të marri  pjesë ku  shpresoj në ndonjë medalje. Shpresoj të marri medalje. Edhe nga  ballkaniada  shpresoj të fitoj ndonjë medalje normal edhe rekorde shtetërore”  tha atletja Jumna Fetai

 Në hapjen e sezonit të atletikës në vendin tone, të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm i atletëve  nga  disa  klube  të Kosovës në misin e të  cilëve edhe Grevist Bytyqi atleti i pare nga Kosova që garoi në Lojërat Paralimpike, “Paris 2024”.

 

Është hera e dhytë kam marrë pjesë në këtë mitingë. Garova  në garën 800 metra  ku arrita një rezultat  personal, Jam shumë I lumtur për kët rezultat  kaq të mireDuke  zënë vendin e parë“ deklaroiu Grevist Bytyqi

Advertisement

 Organizatori I këtij mitiungu ndërkombëtar “Hapja e sezonit 2025”   Federrata e  Atletikës së Maqedonisë Veriut, për fituesit  në të gjitha  disiplinat ndau medalje dhe mirënohje.

Shaban SINANI – TV KOHA

Exit mobile version