Me përfundimin e ndeshjeve kthyese të çerekfinaleve në dy garat e tjera evropiane si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.
Në katër ndeshjet e zhvilluar mbrëmë ka pasur spektakël, me Totenham që eliminoi Eintracht Frankfurtin dhe Mançester Junajted që me përmbysje mposhti Lyonin.
Bodo/Glimt befasoi të gjithë duke eliminuar Lacion, derisa Athletic Bilbao eliminoi Ranxhersin.
Mançester Junajted , Tottenham , Bodo/Glimt dhe Athletic Bilbao janë skuadrat që kanë shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Tanimë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste, me Mançester Junajted që do të përballet me Athletic Bilbao.
Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër është mes Tottenham dhe norvegjezëve të Bodo/Glimt që eliminuan Lacion.
Ndërkohë në Ligën e Konferencës në gjysmëfinale kanë shkuar Fiorentina, Çelzi, Djurgarden dhe Real Betis.
Në gjysmëfinale do të takohen Chelsea – Djurgarden dhe Real Betis – Fiorentina.