Një video amatore shfaq momentet dramatike kur nga motori i një aeroplani të tipit Boeing 737-800 i aviokompanisë United Airlines nxjerr flakë, pasi kishte goditur një kafshë gjatë ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Denverit të dielën.
“Po del zjarr nga motori i djathtë i aeroplanit”, i paralajmëroi pilotët kontrolli i trafikut ajror, siç u dëgjua në audion e regjistruar nga faqja e internetit LiveATC.net.
“Ne mendojmë se kemi humbur motorin tonë”, u përgjigj piloti.
Fluturimi 2325 i United Airlines u nis të dielën nga Denveri për në Edmonton, Kanada, me 153 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.
Ekuipazhi raportoi se kishte goditur një kafshë gjatë ngritjes, tha FAA në një deklaratë. Ata nuk e specifikuan kafshën, megjithatë lepujt u raportuan në pistë në momentin e incidentit.