Rastet kur pacientët sulmojnë mjekët dhe rrahjet ndërmjet mjekëve janë bërë përditshmëri nëpër spitalet tona. Të shumta janë rastet e këtilla që denoncohen në polici, si pasojë e pakënaqësive të mëdha lidhur me shërbimet mjekësore. Nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut thonë se konfliktet dhe pakënaqësitë ndodhin si pasojë e sistemit të stërngarkuar në platformën “Termini Im”, numrit të lartë të pacientëve dhe personelit të pamjaftueshëm mjekesorë. Sipas kryetarit të kësaj shoqate Nevzat Elezi, mjekët në një orarë pune mund të kryejnë numër të caktuar të kontrolleve të pacientëve që kanë marrë udhëzime nga mjekët amë, ndërsa shkaku i numrit të madh të lëshimit të udhëzimeve me prioritet, e stërngarkon punën e mjekëve specialistë, prandaj edhe krijohen pakënaqësi. Në njërën anë mjeku nuk mund të arrijë që të kontrollojë të gjithë pacientët, në anën tjetër pacientët janë të pakënaqur se nuk mund të hyjnë të kontrollohen, dhe kjo krijon nervozizëm tek të dy palët që më pas edhe eskalon në dhunë. “Mjekët amë kanë për detyrë të udhëzojnë pacientët për në shëndetësinë sekondare respektivisht në spitalet klinike. Mirëpo, mjekët të cilët funksionojnë brenda spitalit, kanë termine të caktuara dhe ata deri në ora 14 i kanë terminet të stërmbushura dhe për pacientët tjerë nxjerrë termine rezerve pas dy ose tre muajve. Kur shkojnë pastaj te mjeku amë i cili u thotë se duhet pas dy ose tre muajve të bëjë kontrolle, ai si zgjidhje e merr marrjen e një udhëzimi me urgjencë sepse ka biseduar me mjekun në spital dhe këtu krijohen rradhët e pritjes për kontrolle tek specialistët.Mjekët amë edhe pse kanë penalizime nëse lëshojnë shumë udhëzime, megjithatë ata nuk mund të refuzojnë insistimin e pacientit kurse mjeku nuk mund të merr më shumë pacientë, dhe pritja pas derës e krijon këtë pakënaqësi dhe kaosi që më pas eskalon në dhunë”, thotë Nevzat Elezi, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoninë e VeriutPor, Elezi ka edhe një mesazh për mjekët. Sidomos në repartet e fëmijëve por edhe në repartet tjera, sepse shpesh herë ndodhë që mjekët të kenë sjellje arogante me pacientët dhe kjo më pas eskalon në dhunë.“Sjellja duhet të jetë e ndërsjellë gjithsesi, por mjekët duhet t`I përmbahen betimit të hipokratit dhe për një pacient të shqetësuar por edhe për një prind të shqetësuar sjellja duhet të jetë e mirë.Nuk I ka fajet sistemi se ndonjë pacient ka ose nuk ka udhëzim a do të paguajë apo nuk do të paguajë.Prandaj, nëse ka mundësi që të kryhet një shërbim kërkoj nga kolegët që të kryhet ai shërbim, me qëllim që pacienti i shqetësuar të shërbehet kurse punët administrative më pas mund të kryhen përmes organeve tjera” tha Elezi.Poashtu, nga ana tjetër nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut si faktorë të dhunës në spitale përmenden edhe streset e përditshme, rritja e çmimit, pacient që e kanë gjendjen e rëndë ekonomike, dhënia e udhëzimeve me urgjencë e përbëjnë mozaikun e sjelljeve të pahijshme nëpër spitale, si nga ana e personelit mjekësor poashtu edhe nga ana e pacientëve. Ndërkohë, ai thotë se me hapjen e urgjencës në kuadër të Spitalit Klinik në Tetovë janë reduktuar dukshëm endjet e pacientëve prej një reparti në repart tjetër.
Dhuna në spitale gjithnjë në rritje,reagon shoqata e mjekëve
