Edhe pse komuna e Tetovës premton se këtë verë do të përfundojë asfaltimi i pjesës së dytë të bulevardit “Bllagoja Toska”, banorët shprehen skeptik se kjo do të ndodh. Thonë se premtime të tilla dëgjojnë më shumë se një dekadë, ndërsa punime ende nuk ka.“S`ma merr mendja se do behet, goxha moti rri kështu. E sollën deri aty dhe e lanë. Nuk besoj nuk ma merr mendja”, tha një banor.“Se di veç t`iu rrej, ndoshta do bëhet por të paktën dhjetë vjet rri kështu. Deri në gjysmë u bë dhe e lanë kështu. Të jeni të sigurt se s’bëhet kjo, vështirë është s’bëhet kjo”, u shpreh një tjetër banor.Kjo mund të bëhet nëse rregullohet me këto shtëpi, sepse ka edhe vetura që bllokojnë, por nëse rregullohet me ato dy ose tre shtëpi mendoj se mund të hapet.Kjo varet nga komuna se si do ta rregullojë me pronarëtPengesa kryesore për përfundimin e bulevardit “Bllagoja Toska” ishin dy-tre banorë që kanë objektet afër rrugës dhe të cilat duhet të prishen. Komuna e Tetovës thotë se ka marrëveshje që të bëhet hapja e bulevardit dhe asfaltimi do të nis javën e ardhshme.“Momentalisht me palët jemi marrë vesh që të bëhet hapja e bulevardit dhe besoj që nga java e ardhshme inspektorati komunal do mënjanojë disa objekte që janë pengesë për hapjen e bulevardit. Këtë javë iu drejtuam banorëve që të largojnë çfarë të munden ndërsa javën e ardhshme do intervenojë edhe inspektorati. Vetëm kemi arritur dakordim ndërsa kompensimi ‘nanciar ende nuk është bërë por besoj që deri në korrik do realizohet tërësisht hapja e bulevardit”, deklaroi Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.Ndërtimi, përkatësisht hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” ka nisur prej më shumë se dhjetë vitesh, por asnjëherë nuk u arrit depërtimi i tij në pjesën e lagjes Drenoc. Komuna e Tetovës, vitin që shkoi realizoi dy të tretën e projektit, ndërsa pjesa e fundit, sipas komunës, pritet të përfundojë brenda dy muajsh.
Bulevardi “Bllagoja Toska” pritet të përfundojë në verë
