Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: REZULTATE BEFASUESE NË JAVËN e 27-të ?!

Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të skuadrave  mysafire me 21 gol të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 27  në elitën e futbollit vendor. Dy skuadrat kryesuese Shkëndija dhe  Sileksi shënuan fitore të thella  kundër Voska Sportit gjegjësisht Besa të Dobërdollit .

Ekipi kuqezi në stadiumin e  qytetit në Tetovë  me  tribuna të shprasta me  golat që realizuan Ademi, Tanba, Ibraimi dhe Jakupi, mundën  ekipin e Voska Sport me rezultatin 4-0,  duke  regjistruar fitoren e 17 sezonale . Me këto tre pikë Shkëndija vazhdon  të kryeson tabelën  me  59 pikë duke  mbajtur  epërsinë e katër  pikëve  kundrejt  ekipit  të dytë  që ka 55. Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshje  tha  ekipi  dominoi ndeshjen por nuk shfrytëzoj edhe disa raste të  qind për qindta.

Mendoj se ishte  dominuam, kontrolluam shënuam katër gola, por ndoshta pengu i vetëm i ndeshjes   humbëm shumë raste të pastërta sy më sy me portierin. Por megjithatë kur është rezultati im lartë edhe koncentrimi  është më i ulët në momente të veçanta  por nëpër gjithësi jam  i kënaqur me angazhimin e futbollistëve”  deklaroi trajneri Jeton Beqiri

 Sa  i përket  angazhimit  të sidomos  të disa  lojtarëve që kthehen në formën e tyre  të duhur si Ademi, Latifi, Tamba,  trajneri Beqiri n thotë se këto janë momente të rëndësishme për ekipin

“ Edhe këto  futbollistët  që përmendet ju shënuan  apo asistuan kjo është e mirë për skuadrën. Gjithashtu është e rëndësishme rikthimi Qakës, si rikthimi i Shalës apo i Vebsterit i cili ka pas lëndime të vogla dhe tani janë qind për qind me skuadrën edhe disa minuta. E rëndësishme është që ekipi të funksionoj  edhe nga  ndeshja në ndeshje të dukemi më të sigurt dhe normalisht të mundohemi të qëndrojmë në vendin aty ku jemi  në këto momente “ tha  Beqiri

Advertisement

  Silkesi  në  Kratovë  edhe kësaj radhe ishte e pamëshirshme  ndaj ekipit Besa  duke   mundur me  rezultat të thellë  5-0. Autor të golave  ishin Gjorgjievski 3 gola, Aliq dhe Dodev nga një gol.  Sileksi me 55 pikë vazhdon sigurt të mbanë pozitën e dytë në tabelë, ndërsa  Besa  me  24 pikë  mbetet në pozitën e 10-të.

Rabotniçki me  disfatën kundër kampionit në fuqi  Struga Trim Lum 0-1  para  tifozëve  vendas  përfundimisht  humbë të gjitha  gjasat për  titullin kampion dhe dalje në Evropë, ndërsa  Struga  Trim Lum I afrohet  vendit të tretë. Golin e vetëm për këtë fitore të madhe e realizoi Ukpa në minutën 54-të.

Gostivari pas disa dështimeve sot iu kthye  fitores dhe atë kundër Shkupit  3-1, Autor të golave ishin Glishiq, Ajdini dhe Li Ervin për vendasit dhe Imeri për Shkupin. Pelisteri  zhgënjeu  tifozët vendas me disfatën kundër AP Brera 1-2. Vardari edhe njëherë I shpëton disfatës me  gol në sekondat e  fundit  duke  barazuar 2-2  me Tikveshin në ndeshjen që u zhvillua  në kampin stërvitor të FFM-së

Pas  javës së 27 krzeson  Shkëndija me  59 pikë e ndjekur nga Sileksi që ka 55, Rabotniçki me 49, Gostivari me 47 dhe Struga Trim Lum me 45 pikë.

Rezultatet  e xhiros së 27-të:

Advertisement

Shkëndija  – Voska Sport  4-0

Sileksi – Besa  e Dobèrdollit  5-0

Rabotniçki – Struga Trim Lum  0-1

Gostivari – Shkupi   3-1

Vardari – Tikveshi   2-2

Advertisement

Pelisteri – AP Brera  1-2

TABELA:  1. Shkëndija 59 pikë, 2.Sileksi 55, 3.Rabotniçi  49, 4. Gostivarii 47,  5.Struga Trim Lum  45,  6.Shkupi 38, 7. Vardari 29 , 8.Pelisteri 29 ,  9.  AP Brera 24  ,10. Besa  24,  11.Tikveshi 23, 12. Voska Sport 22  pikë

Në javën e 28-të, takohen: Besa – Shkëndija, Rabotniçki – Pelisteri, Shkupi – Sileksi, Struga Trim Lum – Gostiovari, Voska Sport – Vardari dhe Tikveshi –AP Brera.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version