Në atarrin e fshatit Bogovinë janë gjetur 8 bomba dore të tipit kashikara.Këto bomba janë gjetur në një sënduk. Bombat i ka gjetur një banor i Bogovinës derisa ka qenë duke punuar në fushë.Pas kësaj, banori nga fshati Bogovinë, ka denoncuar rastin në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ku ka njoftuar se ka gjetur mjete shpërthyese ndërsa policia më pas ka njoftuar edhe ekspertët nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim –Njësia Rajonale në Tetovë Muhamed Avzija tha se bombat janë marrë në mënyrë të sigurtë nga ekipet e kësaj drejtorie dhe të njejtat do të dorëzohen në qendrën për menaxhim me kriza.“Dje rreth orës 17, nga Qendra për Menaxhim me Kriza na u lajrmëuan se në fshatin Bogovinë në vendin e quajtur Prestovec janë gjetur mjete shpërthyese nga ku në bashkëpunim me policinë kemi bërë sigurimin e vendit dhe sot kolegu ynë ka ardhur dhe ka bërë çmonimtin e bombave.Bëhet fjalë për 8 bomba karshikara të prodhimit kinez, model i ri. Janë bomba të reja. Të njejtat do të merren nga Drejtoria për Mbrojtje dhe shpëtim për analizë” tha Muhamed Avzija Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim –Njësia Rajonale në TetovëFillimisht dyshohej se bombat datojnë nga lufta e dytë botërore, megjithatë sipas policisë ato janë të reja dhe bëhet fjalë për kashikara të prodhimit kinez. Ndërkohë në vendngjarje po kryhet hetim nga prokuroria dhe organet tjera kompetente për zbardhjen e rastit. Deri tani nuk ka akoma të dhënë për ndonjë person të dyshuar
Gjenden tetë bomba dore kashikara në Bogovinë (video)
