Site icon Tetova Expres

Fatura të larta të rrymës, qytetarët: Mbështetja financiare qesharake (video)

Faturat e larta të energjisë elektrike radhisin Maqedoninë e Veriut në vendet me çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon. Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimin e papërballueshëm të faturave duke marrë parasysh rrogat dhe pensionet e ulëta. Së fundi Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale ka hapur shpallje publike për përkrahje financiare të energjisë elektrike në shumën prej 1000 mijë denarë në muaj për konsumatorët e cënueshëm, për një periudhë 12 mujore. Megjithatë kjo mbështetje financiare sipas qytetarëve është qesharake. Tonikisht – Qytetarët Nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se të drejtën e mbështetjes e kanë amviseritë me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, shfrytëzues të ndihmës së veçantë, me të ardhura totale neto në vitin 2024 nën kufijtë e përcaktuar (nga 42.000 deri në 80.000 denarë, sipas numrit të anëtarëve), kujdestarë të personave, shfrytëzues të kompensimet për përkujdesje, të ardhurat e të cilëve nuk e kalojnë pragun e përcaktuar, sipas numrin të anëtarëve në amvisëri (nga 42.000 deri në 160.000 denarë). Përndryshe, afati për aplikim zhgjat deri më 19 prill. Kërkesa dorëzohet me formular të plotësuar (Formulari 1 ose 2), i disponueshëm në arkivin e Ministrisë dhe në ueb-faqen: www.wea.gov.mk, i shoqëruar me deklaratë të verifikuar në noter për saktësinë e dokumenteve të dorëzuara, kopje të Vendimit për shtesë të veçantë ose ndihmë për përkujdesje, kopje të faturës së fundit të energjisë elektrike, kopje të letërnjoftimit të parashtruesit dhe dëshmi për anëtarët e familjes.

Exit mobile version