Site icon Tetova Expres

SHKOLLA E VOLJEBOLLIT SHKËNDIJA VATËR E TALENTEVE TË REJA

Volejbolli në rajonin e Tetovës vetëm para disa viteve pas futbollit ishte sporti më i preferuar për të rinjtë edhe pse infrastruktura sportive nuk ishte në nivelin e duhur. Tani kur sadopak ka infrastrukture sportive sidomos në të gjitha  shkollat   fillore dhe ato të mesme megjithatë sporti i volejbollit sikur është lënë pas dore sidomos në kategorinë e vajzave. Megjithatë shpresa e vetme ka mbetur tek shkollat e volejbollit siç janë ato që drejtohen nga ish volejbollistet Laureta Abazi me ‘’Tetova Voley’’dhe shkolla e Volejbollit Shkëndija që drejtohet nga ish yjeve të volejbollit Semra dhe Habil Ajeti. Ekipi i TV Koha ishte e pranishme në seancën e  parë stërvitore pas festave të marsit te shkolla e volejbollit Shkëndija në sallën  e sportive te gjimnazi i Tetovës.

 “ Kemi filluar me stërvitje me grup-moshat e reja, kemi pasur një pauzë pre një muaj  punojmë me pesë grupe gjatë javës dhe në vikend. Interesimi i vajzave është I madh dhe ne mundohemi ti mbulojmë krejt ato sipas mundësive” deklaroi trajnerja  Semra  Bexheti

Shkolla e volejbollit Shkëndija me dy ekipe të kategorive të kadeteve dhe  pioniereve është pjesëmarrëse edhe në ligën republikane të volejbollit që organizon.

Ne marrim pjesë me dy grup mosha, që do me thënë me kategorinë e kadeteve dhe kategorinë e të rejave në garat republikane në kuadër të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë” tha  Semra Ajti

Shkolla e volejbollit  Shkëndija që drejtohet  nga  ish volejbollistët  Habi;l  deh Semra Ajeti funksionin që nga  viti 2016 dhe gjatë kësaj periudhe afro  një dekade kanë dal  edhe disa  emra të njohur

Advertisement

“ Po kemi nxjerr disa volejbolliste që edhe janë aktive  dhe luajnë volejboll nëpër ekipe të ndryshme, sepse tek ne atom und të luajnë deri në moshën 18 vjeçare pasi garojmë në ligën e të rejave  dhe pastaj vazhdojnë në Ligë të dytë nëpër ekipe tjera. Kemi një lojtare që luan në Turqi Adea Vela gjendet në një ekip të kategorive të reja  në Turqi, dy janë në Shutova luajnë në Ligën e pare Hana Hyseni dhe Revije Idrizi që kanë qenë lojtaret  tona”. tha  Semra Ajeti

 

Duke u bazuar në punën e palodhshme të trajnerëve Semra dhe Habil Ajeti  dhe me  talentet që janë pjesë e shkollës së volejbollit Shkëndija është shumë e mundshme që në një periudhë të afërme  të fillon me  gara edhe  në kategorinë e sendoreve  në  kampionatin republikan  të volejbollit në kategorinë e vajzave.   

SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version