Kompania “Pin Petrol” ka reaguar ashpër ndaj disa mediave që, sipas tyre, kanë përhapur informacione të pavërteta lidhur me një gjoja përfshirje të tyre në rastin e arrestimit të Gabriela Krstevskës.
Në reagimin zyrtar thuhet se kompania nuk ka asnjë lidhje pronësore, ligjore apo familjare me të dyshuarën.
“Ne si kompani kemi vetëm një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Maqedonisë (në filialin Pin Petrol), ku e dyshuara Gabriela Krstevska ka qenë e punësuar. Çdo përgjegjësi për këtë rast i takon Postës së Maqedonisë,” thuhet në deklaratën e “Pin Petrol”.
Kompania thekson se të gjitha dokumentet përkatëse janë dorëzuar tek autoritetet kompetente, të cilat kanë konfirmuar se “Pin Petrol” nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.
Nga kompania kërkojnë që mediat të jenë të kujdesshme në raportim dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pavërteta që dëmtojnë reputacionin e saj.