Site icon Tetova Expres

Rasti i Blerim Ramadanit, Këshilli Gjyqësor gjobit gjykatësin Pajaziti të marrë pagë më të ulët për 30 % për gjashtë muajt e ardhshëm

Gjykatësi Pajazit Pajaziti, i cili pa bazë e liroi në arrest shtëpiak ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, do të marrë pagë më të ulët për 30 për qind për gjashtë muajt e ardhshëm, ka vendosur dje Këshilli Gjyqësor. Menjëherë pasi gjykatësi Pajaziti mori vendim për zëvendësimin e paraburgimit efektiv të Ramadanit me arrest shtëpiak, ish-ushtari i UÇK-së u largua nga vendi ndërsa këshilli gjyqësor arriti në përfundimin se gjykatësi nuk kishte argumente të mjaftueshme bindëse për të marrë vendim për lirimin e personit në arrest shtëpiak. Në opinion kërkohej edhe shkarkimi i Pajazitit, por Këshilli Gjyqësor vetëm e gjobiti. Edhe një gjykatës tjetër për të cilin publiku pret zgjidhje dhe për të cilin Këshilli Gjyqësor ende nuk ka marrë vendim është gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti. Në fund të vitit të kaluar, ai u fut në listën e zezë të SHBA-ve, së bashku me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, për përfshirje në korrupsion, gjegjësisht për pranim ryshfeti në lidhje me proceset gjyqësore lidhur me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov. Anëtarët e këshillit gjyqësor ende nuk kanë marrë vendim për këtë rast./Alsat.mk

Exit mobile version