Site icon Tetova Expres

Mickoski: Gjyqësori duhet ta rikthej rolin e tij si një aktor kyç në luftën kundër korrupsionit

Në Qeveri sot u konstituua Trupi ndërsektorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit e cila ka përgjegjësi të vendoset koordinimi ndërmjet të gjitha institucioneve kyçe për luftën kundër korrupsionit.

Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, ky trup përfaqëson një hap përpara në përpjekjen për të krijuar përfundimisht një sistem funksional dhe të sinkronizuar që do të qëndrojë në rrugën e korrupsionit. Në seancën e sotme konstituive, ai theksoi se ky trup nuk do të jetë edhe një tjetër konstrukt administrativ.

“Ne jemi këtu për të krijuar një formë të re që do të ketë substancë, dhe nuk do të jetë një formë që do të jetë pa përmbajtje. Duam të ndërtojmë një mekanizëm që do të funksionojë – shpejt, me efikasitet dhe pa kompromis”, tha Mickoski.

Ai vlerësoi se Trupi ndërsektorial ka një përgjegjësi historike për të vendosur koordinimin ndërmjet të gjitha institucioneve kyçe, përfshirë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorinë Publike, Policinë Financiare, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Drejtorinë Doganore, Minisrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave dhe të tjera.

“Këto institucione tashmë kanë përgjegjësi. Ajo që u mungon është koordinimi, guximi dhe përgjegjësia”, theksoi Mickoski.

Advertisement

Kryeministri shtoi se gjyqësori dhe prokuroria janë hallka e dobët në luftën kundër korrupsionit.

“Gyjqësori duhet ta rikthejë rolin e vet – jo si një vëzhgues i heshtur, por si një aktor kyç në këtë luftë. Do t’i mbështesim me zgjidhje ligjore, me buxhet, me logjistikë, do të bëjmë gjithçka që duhet. Por në të njëjtën kohë – kërkojmë llogaridhënie”, tha Mickoski.

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, i cili udhëhoqi me Trupin ndërsektorial, theksoi se korrupsioni nuk është vetëm problem administrativ, por paraqet urgjencë kombëtare.

“Maqedonia e Veriut vuan nga epidemia e korrupsionit. Këtë e shoh çdo ditë në rrugët tona të rrënuara, sistemi i shkatërruar shëndetësor dhe i infrastrukturës, arsimi i degraduar, varfëria që ka detyruar rininë dhe fuqinë tonë punëtore më të kualifikuar të largohen nga vendi. Kjo duhet të ndryshohet dhe do të ndryshojë”, tha ai.

Ai shtoi se ky trup ndërsektorial nuk do të jetë vetëm një forum diskutimi dhe debati, por do të bëhet edhe një mekanizëm për presion të veçantë për t’u zbatuar ligjet dhe strategjitë kundër korrupsionit.

Advertisement

Në ngjarje mbajtën fjalim edhe Mihalis Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Nikoll Varnes, zëvendësambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Reublikën e Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version