Site icon Tetova Expres

KUPA E RMV-së: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E PARA GJYSMFINALE

Të mërkurën në program ndeshjet e para gjysmëfinale të kupës republikane ku kësaj radhe fal shortit të hedhur pa disa ditëve do të përballen Shkëndija-Struga Trim Lum dhe Vardari – AP Brera. Të dy takimet fillojnë në orën 16:00
Në stadiumin e qytetit në Tetovë do të zhvillohet përballja e parë e gjysmëfinales së Kupës mes liderit aktual në tabelën e klasifikimit klubit të futbollit Shkëndija që vinë pas një fitore të madhe të dielën në Kavadar, kundër kampionit në fuqi Struga Trim Lum që vinë pas një fitore të thellë kundër Pelisteri, prandej me të drejt konsiderohet finale para finales. Për këtë duel dy ekipet kanë llogarit e veta por futbollisti Anes Meliçi thotë se atmosfera në grup është e shkëlqyeshme që jepë shpresë se do të ndikon edhe në suksesin e ri të ekipit
‘’Atmosfera në skuadër shumë e mirë, domethënë pas një loje shumë të rëndësishme në Kavadar. Tash të gjithë e dimë se Shkëndija është klub i madh, me objektiva shumë të mëdha. Objektivi më i madh është normalisht titulli kampion. Tash e gjithë fokusi është nesër në Kupë kundër Strugës ‘’ deklaroi Anes Meliçi

Kjo ndeshje gjysmëfinale e Kupës është edhe një rast i fundit që struganët të sigurojnë Evropën prandaj edhe presioni është më i madh tek ati tha futbollisti Meliçi

‘’ Kjo domethënë se presioni më i madh është te Struga e jo tek ne. Nesër dalim të luajmë me zero presion dhe të gjithë e dimë se si kemi kaluar herën e fundit në Strugë. Mund të them lirishtë që një ndër paraqitjet më të dobëta të Shkëndijës ka qenë atje në Strugë ku humbëm 3-0 dhe kjo duhet të jetë mësim për ne që të dalim të japim maksimumin dhe mos përsëritet dy herë ajo që ndodhi në Strugë’’ tha Meliçi.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet në stadiumin buzë Sharrit me fillim në ora 16:00 por pa praninë e tifozëve shkaku se skuadra tetovare është e dënuar me pesë lojë pa praninë e tifozëve në cilësinë e vendasit. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale përballen Vardari – AP Brera që gjithashtu fillon në ora 16:00

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

 

Exit mobile version