SPB Shtip në Prokurorinë Publike të Koçanit ka ngritur kallëzim penal kundër G.A. (37), B.C. (23) dhe 60-vjeçares R.G., të tre nga Strumica, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “rrëmbim” nga neni 144 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Me datë 06.04.2025 në ora 14:40 në një fshat afër Berovës, zyrtarë policorë nga DPB Berovë kanë arrestuar G.A. (37), B.C. (23) dhe 60-vjeçaren R.G, të tre nga Strumica, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se nga shtëpia familjare e D.V (59) nga Dellçeva, e kishin marrë me dhunë bashkëshorten 32-vjeçare të djalit të tij dhe me veturë të udhëtarëve Audi me targa të Strumicës janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 07.04.2025, personat janë sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake në gjykatën në Koçan, ku R.G i është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa G.A. dhe B.C. paraburgim për 30 ditë”, thuhet në njoftim.