Site icon Tetova Expres

VLEN: Nga standardet ISO, BDI ka vetëm një – “E çka ka për neve?” – standardi i reketit!

Në vend që të kërkojnë falje për 20 vjet hajni, korrupsion dhe gënjeshtra, BDI po përpiqet të lajë mëkatet me një letër të bardhë që e quan “standard ndërkombëtar”
Po kush do ta zbatojë këtë standard në BDI?
Ramiz Merko, me mbi 20 padi penale dhe me qeverisjen e tij që e ktheu Strugën në pronë private
Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, që instaluan “kumarin” në çdo cep të shtetit. Bujar Osmani, që shpërndante tenderë për rent-a-car si të ishin bakshishe për rrethin e tij. Apo ndoshta Blerim Bexheti, mjeshtri i politikës “hidhja – futja”, që bashkë me Danella Arsovskën shndërruan Shkupin në xhungël. Ose, pse jo, milioneri Drin Ahmeti nga “Soravia”, që me gjasë do të shfaqet si “ekspert” për t’u dhënë këshilla për standarde. E ndërkohë, Ismail Jahoski nga “Pucko Petrol”, i njohur për aferat milionëshe e lidhjet me krimin, po mbahet në rezervë për momentin kur BDI-së do t’i duhet dikush që ta financojë projektin e radhës – “larje imazhi me para të popullit”.
Kjo nuk është luftë kundër korrupsionit, por përpjekje për ta certifikuar dhe për ta fshirë me gomë gjithçka që populli e ndju në palcë tashmë dy dekada me radhë.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për certifikata të blera në zyrat e luksit të kompanive private, por ka nevojë për drejtësi të vërtetë. Kanë nevojë për llogaridhënie reale. Kanë nevojë për ndëshkim për ata që për 20 vjet kanë vjedhur dhe mashtruar këtë popull. Letra nuk i fshin pasuritë marramendëse vilat, tenderët e dhuruar dhe shpresat e shkatërruara.
Shqiptarët i dinë emrat e atyre që ua shtrënguan shpirtin dhe ua vodhën të ardhmen. Nuk ka standard në botë që e pastron turpin e një partie që e ngriti korrupsionin në sistem.

Exit mobile version