Dy fitore të skuadrave vendase një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 14 gola të shënuar dhe dy kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor
Derbi i dy skuadrave të rajonit të Pollogut mes ekipit Besa të Dobërdollit dhe Gostivarit që u zhvillua në kushte tejet të vështira atmosferike përfundoi me fitoren e nikoqirëve me rezultatin 2-1. Selmani dhe Shefiti ishin autor të golave për Besën, teksa për Gostivarin shënoi Kalanoski. Me këto tri pike besa shtonë gjasat për ta siguruar mbijetesën. Këtë pas përfundimit të ndeshjes e pohoi autori I golit të parë Remzifaik Selmani
“ Ishte një ndeshje shumë e vështirë e shihni edhe vet se kushtet atmosferike ishin shumë të rënda. I ftohti i madh në këtë ndeshje na e bënte të vështirë të vrapojnë e të jemi më të lire në këtë ndeshje. Por në fund ia dolëm shënuam dy gola morëm tre pike jemi shumë të lumtur si ekip dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë seri. Kjo fitore do të na ndihmojë shumë të ngjitemi më lartԯ në tabelë, të largohemi nga kjo situate që jemi poshtë tabelës dhe shpresojmë në ndeshjen e ardhshme të bëjmë të njëjtën gjë të marrim tre pike dhe dal nga dal të sigurojmë mbijetesën” tha futbollisti Remzifaik Selmani
Ndërkaq klubi i futbollit Gostivari, në rrjetet sociale ka kërkuar falje fansave të tyre pasi nuk kanë arritur objektivat për të luftuar titullin kampion “Ju kërkojmë ndjese qe i kemi zhgënjyer tifozët tanë kaq ne fillim te sezonit pasi i kishim dhëne shprese për titull dhe kualifikim ne kupat e Evropës ne fillim te sezonit! Nuk kemi justifikime. Nuk kemi asgjë për të thënë. Ne të zhgënjyem! Na vjen sinqerisht keq” thuhet në një njoftim të KF Gostivari.
Fitore ka marrë edhe Shkëndija, ku në Kavadar mundi Tikveshin me golin e vetëm të Liridon Latifit. Shkëndija me tre pikët e fituara në Kavadar tani kryeson me 56 pikë. Pas ndeshje trajneri Jeton Beqiri u shprehë kënaqur me këtë fitore që jep siguri për të fituar titullin kampion.
“Patjetër se është një fitore e rëndësishme, por më e rëndësishme për mua ishte se si u duk Shkëndija dhe si luajti gjatë 90-të minutave, si kur ishim numerikisht të barabartë, ashtu edhe kur ishim me një lojtar më pak.” “Kemi probleme në disa momente kur s’jemi sa duhet cinik, nuk realizojmë rastet. Normalisht edhe tensioni edhe dëshira e futbollistëve është shumë e madhe, si duket mungon qetësia e momentit të fundit. Por, ishte e rëndësishme të merren tre pikët nga ndeshja në ndeshje dhe pastaj gjërat tjera vijnë duke u përmirësuar gradualisht.” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Ndërkohë Voska Sport është mundur në shtëpi me përmbysje nga Sileksi me shifrat 1:2 edhen pse deri në minutën e 85 –të ishte në epërsi. FC Shkupi dhe Rabotniçki në Çair i ndajtën pikët duke luajtur me barazim pa gola, ndërsa AP Brera në Strumicë pësoi nga Vardar 0-2. Të shtunën Struga Trim Lum mundi Pelisterin me rezultat të thellë 4-1. Pas javës së 26-të, tabelën e kryeson Shkëndija me 56 pikë e ndjekur nga Sileksi që ka 52, Rabotniçki me 49 dhe Gostivari me 44 pikë.
SHABAN SINANI – TV Koha