Një skandal i madh ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Mlladost dhe Tërnocit në qytetin e Bosilegradit në Serbi.
Klubi i futbollit Tërnoci pas përfundimit të duelit ka njoftuar, Policia serbe sulmoi futbollistin Veton Zeqiri, e më pas kishte trajtim jo-njerëzor në zhveshtore, duke i kontrolluar të gjithë. Në komunikatën e klubit të futbollit Tërnoci , thuhet.
“Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartonë të kuq, ndeshja shkoi në 2: 1 në favor të vendësve. Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë”, thuhet në reagim.
KF Tërnoci tutje në reagim thotë se “me plot egërsirë dhe mllef” njëri nga policët godet Veton Zeqirin dhe ndaj të tjerëve pasojnë fyerje.
Klubi tutje thotë se policia serbe është future në zhveshtore duke bastisur gjërat personale të futbollistëve.
“Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve. Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërkimit të armëve të ftohta e çka jo tjetër. Pasi nuk gjendet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti.
Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur. Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Tifozët Kuq e Zi reagojnë ashpër pas sulmit të Policisë serbe ndaj lojtarëve shqiptarë të KF Ternoci. Në njoftimin e tyre thuhet:
“Përsëri jemi dëshmitar të dështimit të narracionit se “Sporti është përtej politikës”. Shkijet në çdo moment tregojnë kush janë në raport me shqiptarët. Rasti i fundit është dje me klubin e futbollit Tërnoci. E vetmja organizatë që i amniston këto sulme ndaj qenies shqiptare e nuk i cilëson dashakeqe është FSHF-ja, e cila po organizon “Euro 2027“ me pretendimet se sporti bashkon. Turpi është mbi juve! KF Tërnoci, nuk jeni vetëm”, shkruan në njoftimin e tyre.
Shaban Sinani – TV koha