Site icon Tetova Expres

Secili që ka keqpërdorur shpenzimet e udhëtimit do të mbajë përgjegjësi, paralajmëron Toshkovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se secili që ka keqpërdorur shpenzimet e udhëtimit do të përgjigjet. Kjo vijon pas kallëzimit penal të ngritur nga MPB-ja ndaj dhjetë punonjësve të policisë për pagesë të paligjshme të mjeteve nga buxheti shtetëror. Toshkovski i inkuarjoi gazetarët hulumtues të zbulojnë keqpërdorime në lidhje me shpenzimet e udhëtimit edhe tek deputetët dhe theksoi se ligji duhet të zbatohet njëjtë për të gjithë.

“Janë ngritur kallëzime penale kundër dhjetë nëpunësve policor për keqpërdorim të shpenzimeve të udhëtimit. Në atë procedurë ka prova që konfirmojnë deri në një shkallë dyshimin e arsyeshëm se policët në mënyrë të paligjshme kanë paguar mjete nga paratë e qytetarëve të Maqedonisë, nga buxheti i Maqedonisë. Për këtë arsye është ngritur procedurë penale nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, si dhe në të gjitha rastet e tjera ku do të konstatojmë se kriminelët në radhët e MPB-së, në vend që t’i mbrojnë qytetarët e Maqedonisë, po i vjedhin dhe ndaj secilit do të ngremë kallëzime penale, pavarësisht nëse ka informacione në opinion se i njëjti ka qenë i afërt me njërin, tjetrin, të tretin dhe të katërtin”, tha ministri në deklaratë për mediat pas debatit publik me rastin e javës së këmbësorëve që u mbajt në Idrizovë/

Sa i përket çështjes për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve, gjegjësisht faktit që ata marrin shpenzime të udhëtimit edhe pse në evidencën e tyre pronësore kanë banesa në Shkup, ai theksoi se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.

“Unë ju inkurajoj si gazetari investigative të konstatoni keqpërdorimet në kuadrin e asaj që e theksoni se kanë keqpërdorur disa dispozita të caktuara  ligjore dhe autorizime të dhëna nga ligji. Ju siguroj se, si në të gjitha rastet e tjera ku kemi gjetur prova, apo ku janë gjetur më parë nga gazetarët dhe janë përpunuar nga ne dhe kemi arritur t’i procedojmë, ne kemi proceduar procedurat e duhura për secilin në këtë vend. Rregulli se ligji duhet të zbatohet njëjtë për të gjithë, duhet të zbatohet”, theksoi Toshkovski.

Exit mobile version