Site icon Tetova Expres

Osmani: Tarifat e reja doganore për importet në SHBA tregojnë qartë pozicionin e RMV-së në ekonominë botërore

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me vendosjen e tarifave reciproke tregtare të SHBA-ve ndaj Maqedonisë së Veriut.

Osmani në profilin e tij në Facebook shkruan se këto tarifa kanë zbuluar artë pozicioni i vërtetë i Maqedonisë së Veriut në ekonominë botërore.

“Rendi i ri tregtar:

Administrata e Donald Trump sapo shpalli tarifat e reja doganore për importet në SHBA – dhe këtu zbulohet qartë pozicioni i vërtetë i Maqedonisë së Veriut në ekonominë botërore.

Shqipëria dhe Kosova do të përballen me vetëm 10% tarifë
Kroacia (dhe e gjithë BE-ja) me 20%
Maqedonia, Serbia, Kina me tarifa drastike 33%-37%.

Advertisement

Çfarë do të thotë kjo?

Maqedonia është futur në të njëjtën kategori me Serbinë dhe Kinën – vende që tradicionalisht përballen me barriera të larta tregtare”, shkruan Osmani.

Exit mobile version