Njëri prej familjarëve të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin Modular, Mumin Ismaili, sot në konferencë për shtyp njoftoi se e përkrahin letrën e hapur nga Iniciativa ZERO, të cilët kërkuan drejtësi për ngjarjen tragjike të 8 shtatorit në vitin 2021.
Mumin Ismaili i kërkoi prokurorit Ljupço Kocevski që të hapet hetim për fajtorët e vërtetë për tragjedinë e “Përkrahim letrën e hapur të iniciativës Zero drejtuar prokurorit Ljupço Kocevski. I gjithë opinioni e di se ekzistojnë lëshime gjatë ndërtimit të spitalit modular, e cila mund të jetë arseja e vetme e shpërthimit të zjarrit, që u konfirmua edhe nga ekspertiza gjermane, por u refuzua nga prokuroria. Ljupço ju më së miri si tetovar e kuptoni dhimbjen e familjarëve”.